




APARTAMENT 2+1+2 NË MONTEVIDEO RESIDENCE – 50 M NGA DETI
Çmimi i shitjes: €267,950
Century 21 Roy
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
APARTAMENT 2+1+2 NË MONTEVIDEO RESIDENCE – 50 M NGA DETI | ORIENTIM PERNDIM | KATI 6
267.950 € | 107.18 m² | 2+1+2| Kati 7 | Orientim Perendim | Mali i Robit, Golem
Ju prezantojmë një apartament 1+1 në Montevideo Residence, një projekt rezidencial modern në një nga zonat më të preferuara të bregdetit të Golemit, Mali i Robit, vetëm rreth 50 metra nga deti.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 107.18 m², me 95.52 m² sipërfaqe të brendshme, ndodhet në katin e 7-të dhe ka orientim Perendim
Prona shitet e pamobiluar, duke i dhënë blerësit mundësinë ta arredojë dhe personalizojë sipas stilit dhe nevojave të tij.
POZICION IDEAL PRANË DETIT
Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është pozicioni i saj. Montevideo Residence ndodhet vetëm rreth 50 m nga deti, në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar të Mali i Robit, pranë pishave.
Distanca shumë e shkurtër nga deti e bën apartamentin veçanërisht praktik për përdorim familjar, shtëpi pushimi apo investim në tregun e qirave sezonale.
ORIENTIM PERENDIM – DRITË NATYRALE DHE KOMFORT
Pozicionimi në katin e 7-të i jep apartamentit avantazhe në ajrosje, ndriçim dhe privatësi.
MONTEVIDEO RESIDENCE – ARKITEKTURË DHE STANDARDE MODERNE
Një nga elementët dallues të projektit është fasada e ventiluar, e kombinuar me izolim termik dhe akustik, duke kontribuar në komfortin e banimit dhe në performancën e ndërtesës ndaj kushteve të jashtme.
Rezidenca është konceptuar me standarde bashkëkohore dhe përfshin komponentë të markave të njohura, ndër të cilat Vimar, Grohe, Schindler dhe VEKA, sipas specifikimeve të publikuara për projektin.
HAPËSIRA TË GJELBRA DHE AMBIENT REZIDENCIAL
Montevideo Residence është konceptuar me vëmendje edhe ndaj ambienteve të përbashkëta, duke ofruar gjelbërim, pisha dhe hapësira për relaks, shëtitje dhe aktivitete në natyrë.
Kombinimi i qetësisë, gjelbërimit dhe afërsisë me detin krijon një ambient të përshtatshëm si për familjet, ashtu edhe për ata që kërkojnë një pronë për pushime ose investim.
ORGANIZIM FUNKSIONAL
Apartamenti ofron një organizim praktik dhe funksional:
* Sallon ndenjeje;
* Ambient kuzhine;
* 2 dhoma gjumi;
* 2 tualete;
* Hapësira komunikimi;
* Ballkon;
* 95.52 m² sipërfaqe e brendshme;
* 107.18 m² sipërfaqe totale.
IDEAL PËR BANIM, PUSHIME OSE INVESTIM
Falë kombinimit të pozicionit vetëm 50 m nga deti, orientimit Perendim, katit të 7-të, standardit të ndërtimit dhe tipologjisë 2+1+2, kjo pronë përfaqëson një alternativë interesante si për përdorim personal, ashtu edhe për investim.
- Shtëpi pushimi pranë detit
- Banim gjatë gjithë vitit
- Investim në qira sezonale
- Investim afatgjatë
TË DHËNAT KRYESORE
ÇMIMI: 267.950 €
SIPËRFAQE TOTALE: 107.18 m²
SIPËRFAQE E BRENDSHME: 95.52 m²
TIPOLOGJIA: 2+1+2
KATI: 7
ORIENTIMI: PERENDIM
MOBILIMI: E PAMOBILUAR
DISTANCA NGA DETI: RRETH 50 M
REZIDENCA: MONTEVIDEO RESIDENCE
VENDNDODHJA: MALI I ROBIT, GOLEM
MONTEVIDEO RESIDENCE – KOMODITET MODERN, CILËSI NDËRTIMI DHE DETI VETËM PAK HAPA LARG.
Për më shumë informacion, planimetrinë dhe organizimin e një vizite në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Vendndodhja
Shëndet dhe Mirëqenie (22 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Fizioterapist, Mjek, Palestër, Parukeri, e të tjera.
Ushqim dhe Pije (18 vende)
Distanca: Nga 130 m deri në 870 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Restorant
Transport (17 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti, Qira makinash, e të tjera.
Shitje dhe Blerje (13 vende)
Distanca: Nga 60 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan artikujsh shtëpiakë, Supermarket
Argëtim dhe Çlodhje (5 vende)
Distanca: Nga 360 m deri në 870 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park argëtimi
Akomodim dhe Udhëtim (3 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 850 m larg.
Përfshin: Agjenci udhëtimi, Akomodim
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja





































