




APARTAMENT 2+1 NË SHITJE | NOVA RESIDENCE, GOLEM!
Çmimi i shitjes: €127,540
Century 21 Roy
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Një hapësirë e re për të shijuar jetën pranë detit!
Ju prezantoj këtë apartament tipologji 2+1 në Nova Residence, Golem, një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të kenë një shtëpi pranë detit, në një ambient bashkëkohor dhe në një kompleks rezidencial të mirëorganizuar.
Me një sipërfaqe bruto prej 91.10 m², apartamenti ndodhet në katin e katërt të një godine 6-katëshe dhe ofron një organizim funksional dhe komod të hapësirave të banimit.
Apartamenti organizohet në një ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi, një tualet dhe një ballkon me dalje nga njëra prej dhomave të gjumit. Orientimi perëndimor mundëson shfrytëzimin e dritës natyrale gjatë orëve të pasdites, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe relaksuese.
Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është pozicionimi i saj, vetëm 250 metra në vijë ajrore nga deti, duke ju mundësuar të shijoni afërsinë me bregdetin dhe atmosferën karakteristike të zonës së Golemit.
Nova Residence ofron një koncept bashkëkohor banimi, ku cilësia e ndërtimit, prania e ashensorit dhe administrimi i kompleksit kontribuojnë në një ambient të organizuar dhe komod.
Apartamenti është aktualisht në proces ndërtimi, me përfundim të parashikuar në verën e vitit 2027. Dorëzohet i pamobiluar, duke ju dhënë mundësinë ta arredoni dhe personalizoni sipas shijes dhe preferencave tuaja.
Prona përfaqëson një alternativë interesante si për ata që kërkojnë një apartament për pushime pranë detit, ashtu edhe për ata që dëshirojnë të investojnë në një zonë me karakter turistik.
KARAKTERISTIKAT E PRONËS:
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqja bruto: 91.10 m²
Kati: 4
Godina: 6 kate
Organizimi: Ambient ndenjeje me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe ballkon
Orientimi: Perëndim
Distanca nga deti: 250 m në vijë ajrore
Ashensor: Po
Administrim kompleksi: Po
Parkimi: Mundësi blerjeje me çmim të veçantë
Gjendja: Në proces ndërtimi
Përfundimi i parashikuar: Verë 2027
Pagesa: Totale
ÇMIMI I SHITJES: 127,540 €
Nëse po kërkoni një pronë ku të kombinoni komoditetin, afërsinë me detin dhe kënaqësinë e të pasurit një hapësirë tuajën në një rezidencë bashkëkohore, kjo pronë në Nova Residence meriton vëmendjen tuaj.
Për më shumë informacion ose për të mësuar më tepër rreth kësaj mundësie, kontaktoni. Un jam këtu për t'ju ndihmuar të gjeni pronën e duhur!
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Akomodim dhe Udhëtim (14 vende)
Distanca: Nga 330 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shëndet dhe Mirëqenie (12 vende)
Distanca: Nga 390 m deri në 920 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër, Spa, Spital
Ushqim dhe Pije (11 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bar, Restorant
Shërbime Profesionale (6 vende)
Distanca: Nga 310 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Shitje dhe Blerje (5 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 660 m larg.
Përfshin: Dyqan, Supermarket
Argëtim dhe Çlodhje (3 vende)
Distanca: Nga 230 m deri në 500 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Arsim (2 vende)
Distanca: Nga 710 m deri në 800 m larg.
Përfshin: Shkollë




























