




LURA 1, GJIRI I LALZIT
Çmimi i shitjes: €477,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Shitet vilë 2 katëshe, e cila ndodhet brenda një pylli të gjelbëruar me pisha në kompleksin Lura 1 Rezidencë. Kompleksi ndodhet vetëm 300 m nga Deti Adriatik, një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Gjirit të Lalzit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron vendodhja dhe vetëm 40 minuta nga Tirana.
Kompleksi ofron siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, bar, restorant, supermarket, palester, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, jetesë në komunitet etj.
Projekti i vilës është bërë me arkitekt të dedikuar, investimet janë bërë nga pronari dhe është rinovuar në vitin 2012. Vila ofron rifinitura cilësore, sistem kapot me polisterol 7 cm, tarracë me termoizolim, kati përdhe ka sistem ngrohje nga dyshemeja me serpentinë me ujë nëpërmjet oxhakut me dru i cili është i integruar me panelin diellor, energji elektrike nëpërmjet një bolieri 500 L, salloni me kondicioner. Kati i parë është i shtruar me parket dhe ka ngrohje me radiator nga oxhaku.
Vilë 2 katëshe në shitje, me sipërfaqe totale ndërtimi 177.81 m2 + sipërfaqe truall 201.27 m2, me orientim jug-veri-perëndim-lindje. Në katin përdhe organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë me dritare + ambient ngrënie i veçuar, dhomë gjumi, tualet dhe verandë me dalje në oborr. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet + ballkon dhe 2 dhoma gjumi me tualet të përbashkët me dritare.
Shitet e mobiluar me të gjitha pajisjet.
Mundësi parkimi në afërsi të vilës. Nga parkimi tek vila shkohet me rrugicë këmbësorësh.
Me çertifikatë pronësie.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (14 vende)
Distanca: Nga 190 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Restorant
Shërbime Profesionale (9 vende)
Distanca: Nga 330 m deri në 860 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme
Argëtim dhe Çlodhje (3 vende)
Distanca: Nga 660 m deri në 750 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 720 m larg.
Përfshin: Supermarket
Transport (2 vende)
Distanca: Nga 510 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Qira makinash
Shëndet dhe Mirëqenie (1 vende)
Distanca: Nga 250 m deri në 250 m larg.
Përfshin: Farmaci
Akomodim dhe Udhëtim (1 vende)
Distanca: Nga 440 m deri në 440 m larg.
Përfshin: Akomodim
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
E mobiluar
Ftohja
































































