




Apartament 1+1 me Pamje të Plotë nga Deti në Sun Palasë – Palasë
Çmimi i shitjes: €240,000

Property AL
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
PropertyAL prezanton për shitje një apartament elegant 1+1 në Sun Palasë, Palasë, me pamje të plotë dhe të hapur nga deti Jon.
Apartamenti ndodhet në katin e tretë dhe ka një sipërfaqe 56.19 m² neto dhe 66.30 m² bruto. Planimetria është konceptuar në mënyrë funksionale, duke ofruar një ambient të bollshëm ndenjeje me kuzhinë, një dhomë gjumi, tualet dhe hapësira të jashtme që shfrytëzojnë maksimalisht orientimin dhe pamjen drejt detit.
Pozicionimi në katin e tretë dhe pamja e plotë nga deti e bëjnë këtë një pronë të përshtatshme si për përdorim personal, ashtu edhe për një investim në një nga zonat më të kërkuara të Rivierës Shqiptare.
Rreth projektit
Sun Palasë është një kompleks rezidencial i konceptuar si një destinacion modern dhe ekskluziv në Palasë, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore me peizazhin natyror dhe afërsinë me detin.
Projekti ofron një ambient të organizuar rezidencial me:
Hapësira të gjelbra dhe zona të peizazhuara
Ambiente të përbashkëta rekreative
Pishina dhe hapësira relaksi
Ambiente sportive
Hapësira për fëmijë
Shërbim administrimi dhe mirëmbajtjeje
Siguri
Shërbim buggy brenda kompleksit
Hapësira parkimi
Shërbime të ndryshme të dedikuara për banorët dhe pushuesit
Prona shitet së bashku me një vend parkimi në të njëjtin pallat, i cili është i përfshirë në çmimin e shitjes.
Detajet kryesore:
Tipologji: 1+1
Kati: 3
Sipërfaqe neto: 56.19 m²
Sipërfaqe bruto: 66.30 m²
Pamje: Full Sea View
Parking: I përfshirë
Vendndodhja e parkingut: Në të njëjtin pallat
Çmimi: €240,000
Një apartament me pamje të plotë nga Jonit, në një kompleks të konceptuar për një stil jetese premium në Palasë.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Akomodim dhe Udhëtim (17 vende)
Distanca: Nga 650 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Akomodim, Vend kampingu
Ushqim dhe Pije (7 vende)
Distanca: Nga 750 m deri në 900 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Restorant
Shitje dhe Blerje (5 vende)
Distanca: Nga 750 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan veshjesh, Qendër tregtare, Supermarket
Argëtim dhe Çlodhje (3 vende)
Distanca: Nga 820 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Stil Jetese dhe Shërbime (1 vende)
Distanca: Nga 740 m deri në 740 m larg.
Përfshin: Dyqan kafshësh
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 770 m deri në 770 m larg.
Përfshin: Bankomat













