
"GREEN COAST" RESORT, PALASE
Çmimi sipas kërkesës
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Shitet vile individuale te rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar, e cila ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Green Coast Resort do të ofrojë sherbime të ndryshme, si market, bar/kafe, restorante, sic eshte “Ulliri” restorant, hotel me 5 yje, “MGallery” i pari i kesaj natyre ne rivieren shqiptare, Nazar Beach Restaurant, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Fasadat e xhamit që e karakterizojne vilen dhe orientimi jug-perendim-veri-lindje i jep prones një ndricim natyral gjatë gjithe dites. Ofron punime shume cilesore, e shtruar me parket shumë të mirë, sistem kondicionimi, veranda me pamje nga deti dhe me cader elektrike që e mbulon dhe hapet me pult, e mobiluar totalisht me stil bashkëkohor dhe pajisjet nga më të mirat etj.
Vilë individuale 2 katshe në shitje me sipërfaqe ndërtimi 177.1 m2 + 22.8 m2 ndertimi guesthouse + 336.5 m2 toke. Vila ndodhet fare prane vijes bregdetare, ne brezin e dyte dhe me pamje shumë të bukur të detit Jon. Kati perdhe përbehet nga salloni, kuzhina + ngrënie, banjo, depo dhe veranda. Kati i parë përbëhet nga 3 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale është me tualetin brenda dhe me ballkonin që ka pamje nga deti, ndërsa 2 dhomat e tjera kanë banjo të përbashket në korridor. Vila është e pajisur me pishinë dhe një ambient që ndodhet ngjitur me pishinen që hapet dhe mbyllet me duralumin fizarmonik, i mobiluar me kolltuqe per nje relaks total.
Ka dhe 2 vende parkimi të pajisur me portë e cila funksionon me pult.
Me çertifikate pronesie.
Per me shume detaje kontaktoni: +355 69 605 4036
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (19 vende)
Distanca: Nga 150 m deri në 740 m larg.
Përfshin: Bar, Klub nate, Restorant
Argëtim dhe Çlodhje (4 vende)
Distanca: Nga 360 m deri në 840 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 420 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme
Shëndet dhe Mirëqenie (3 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 560 m larg.
Përfshin: Parukeri, Spa
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
E mobiluar
Ftohja













