
QENDER, SHESHI SKENDERBEJ
Çmimi i shitjes: €638,350
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament 2+1 ne shitje te një nga projektet më të reja moderne unike, e cila ndodhet në zemër të Tiranes, me një arkitekturë të veçantë dhe me standarte bashkëkohore. Vendodhja buzë Sheshit Skënderbej, afer Tirana International Hotel, Xhamisë e kulles së sahatit, i jep projektit një vlerë të lartë strategjike në zhvillimin e qendrës së kryeqytetit. Me akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara.
Godina është një ndërtesë multifunksionale e cila ofron apartamente elegante, zyra dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt po aplikohen standartet më të larta të ndërtimit, duke ofruar cilësi shumë të lartë në konstruksion në rifiniturë dhe arkitekturë super moderne. Projekti modern dhe sherbimet e ndryshme që do të ofrohen në këto ambiente do ti japin një vlerë unike dhe kthim të sigurtë të investimit tuaj si tek ambientet e banimit dhe ato të biznesit.
Projekti do të jetë me strukturë 25 kate ku do të përfshihen qender biznesi, apartamente si dhe 5 kate parkim nëntokë. Në katet e para do të zënë vend zyra, biznese të ndryshme që do të kenë mundësin të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze. Në katet e sipërme do të jenë apartamentet e banimit të cilat kanë orientim shumë të mirë ku mbizotëron drita dhe pamja e bukur e qendres.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 109.15 m2 (127.67 m2 bruto), kati 22-te me oreintimin veri-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale, dhomë gjumi, tualeti, depo dhe ballkoni që lidhet me gjitha dhomat.
Ofrohet financim deri ne 70 % te vleres
Mbaron brenda vitit 2026
Per me shume informacion rreth prones na kontaktoni: Cel. +355 682050353
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (32 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Shitje dhe Blerje (17 vende)
Distanca: Nga 180 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Dyqan artikujsh shtëpiakë, Dyqan bizhuterish, Dyqan elektronikë, Librari, Supermarket
Shëndet dhe Mirëqenie (11 vende)
Distanca: Nga 150 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Parukeri, Sallon bukurie, Spa, e të tjera.
Argëtim dhe Çlodhje (10 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 800 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze, Park
Transport (9 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 910 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Pikë karburanti
Akomodim dhe Udhëtim (1 vende)
Distanca: Nga 290 m deri në 290 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 450 m deri në 450 m larg.
Përfshin: Avokat
Arsim dhe Fe (1 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 260 m larg.
Përfshin: Xhami
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
E mobiluar
Ftohja
















