




NE KOMPLEKSIN “MANGALEM 21”
Çmimi i shitjes: €205,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament në shitje 3+1, i cili ndodhet ne një nga zonat me zhvillim të madh vitet e fundit, me dalje direkt në Unazën e Madhe dhe në rrugën “Ali Demi” si dhe shumë pranë zonës së Liqenit të Farkës. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.
Kompleksi “Mangalem 21” ku ndodhet apartamenti, karakterizohet nga qetësia edhe ajri i pastër eshtë larg rrugës së makinave të cilat cënojnë cilësinë e jetesës dhe gjithashtu brenda tij gjenden parqe të gjelbëruara dhe kënde lojrash për fëmijët . Prona ndodhet në një godinë të re që ka mbaruar para 3 vjetësh, 6 katshe me dy ashensor dhe administrim shumë të mirë. Godina ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe 100 m2 neto, (115 m2 bruto) , ndodhet në katin e 6, të fundit, me orientimin veri-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor dhe ballkon. Shitet i investuar me gjithë mobilimin cilësor. Ofrohet mundësi parkimi me qira.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Transport (11 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti, Tregtar makinash
Ushqim dhe Pije (10 vende)
Distanca: Nga 500 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene, Restorant
Shëndet dhe Mirëqenie (8 vende)
Distanca: Nga 430 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër, Spital
Shërbime Profesionale (8 vende)
Distanca: Nga 290 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Akomodim dhe Udhëtim (7 vende)
Distanca: Nga 530 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shitje dhe Blerje (6 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan elektronikë, Supermarket
Arsim (4 vende)
Distanca: Nga 570 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Shkollë
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 740 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Muze, Park







































