




RRUGA “NIKOLLA TUPE”, NE BLLOK
Çmimi i shitjes: €341,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike në zemër të ish-Bllokut, pranë Librit Universitar, sheshit “Willson”, Parkut Kombëtar të Liqenit, Universitetit të Tiranës etj. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, ku baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë, me sistemet më inovative të ndertimit dhe teknologjitë më të reja inxhinierike, të një kombinimi elegant të materialeve italiane dhe gjermane. Ofron teknologjinë Smart Home, izolim akustik, fasadë të ventiluar, dritë natyrale falë orientimit shumë të mirë dhe vetratave e materiale biologjike, etj. Projekti ka stil elegant, arkitekturë moderne dhe cilësi superiore në zemër të kryeqytetit, duke ofruar vendodhje eksluzive, komoditet e privatësi si dhe të gjitha facilitetet rezidenciale si dhe të zonës.
Godina është e projektuar me 11 kate dhe 4 kate nëntokë hapesira parkimi. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, 3 ashensorë, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.
Apartament 1+1 në shitje, me sipërfaqe neto 69.3 m2 (bruto 79.2 m2), kati i 5-të, me orientim veri. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi me garderobe dhe tualet.
Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.
Blerje parkimi ne katin -3 me cmimin 75,000 Euro
Përfundon brenda vitit 2027.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (17 vende)
Distanca: Nga 140 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Kafene, Restorant
Argëtim dhe Çlodhje (10 vende)
Distanca: Nga 510 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze, Park
Arsim (8 vende)
Distanca: Nga 280 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Shkollë, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (8 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Palestër, Parukeri, Spa
Akomodim dhe Udhëtim (7 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Librari, Qendër tregtare
Transport (2 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 590 m larg.
Përfshin: Parking







































