




TEK KOMUNA E PARISIT
Çmimi i shitjes: €270,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament 2+1 në shitje, në një ndër vendodhjet e preferuara të kryeqytetit, afër me Parkun Olimpik, Liqenin Artificial të Tiranës, stadiumit “Selman Stërmasi”, me dalje në rrugën "Sulejman Delvina" dhe në unazën e vogël, etj. Në këtë zonë ndodhet një rrjet i konsiderueshëm institucionesh arsimore, shoqërore, tregtare, etj.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojrash për femijë, bar/kafe, restorante etj.
Apartamenti ndodhet në një godinë të vitit 2003 me rifinitura të mira dhe me ashensor. Ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës për arsye të orientimit jug, ka sistem ngrohje-ftohje me kondicioner në të gjitha dhomat. Dhoma e ndenjes është e shtruar me pllaka ndërsa dhomat e gjumit janë të shtruara me parket. Është shumë i mirëorganizuar nga ana e funksionalitetit.
Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 103.7 m2 (bruto 120.1 m2), kati i 8-të i fundit me orientim jug. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie + ballkon, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.
Shitet i mobiluar dhe është një mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.
Me çertifikatë pronësie.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (14 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Kafe, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (12 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Akomodim
Arsim (11 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Shkollë, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (6 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 790 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër, Spa, Spital
Shitje dhe Blerje (5 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan elektronikë, Qendër tregtare, Supermarket
Transport (5 vende)
Distanca: Nga 210 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti
Shërbime Profesionale (3 vende)
Distanca: Nga 170 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bankë
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 780 m deri në 840 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Kopsht zoologjik







































