



"GREEN COAST" VILLAGE, PALASE
Çmimi i shitjes: €494,107
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament 2+1 në shitje te Green Coast Village me pamje nga Deti Jon, nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Projekti Green Coast po realizohet nga nje kompani e njohur për ndertimin e saj me cilësi të lartë. Janë përdorur materialet më të mira dhe teknologjitë më të fundit, si sistemi inovativ PlastBau, fabrika e pare ne Shqiperi per prodhimin e Plastbau, teknologji novatore, i cili siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, duke ofruar efikasitet energjetik dhe rehati maksimale për banorët. Green Coast është destinacioni i përsosur për ata që kërkojnë një jetë të mbushur me përvoja të paharrueshme, të rrethuar nga bukuria natyrore dhe rehatia moderne. Projektuar nga studio prestigjioze EEA-Emre Arolat Architecture, çdo detaj në Green Coast është një dëshmi e përsosmërisë arkitekturore dhe respektit për natyrën.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, 2 pishina te perbashketa, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 3 katshe me ashensor. Te gjitha apartamentet jane projektuar me pamje nga Deti dhe me largesi 900 metra nga bregdeti.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 86.57 m2 (129.49 m2 bruto) + 27.78 m2 verande + 34.35 m2 oborr + 20.64 m2 pishinë, kati 0. Përbëhet nga dhoma e ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualeti dite, ballkon dhe verandë. Apartamenti ka pamje nga deti.
Cmimi i apartamentit 415,802 Euro + oborr + parkim + pishinë 78,305 Euro = 494,107 Euro.
Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2028.
Ofrohet financim pa kolateral deri në 60% te vlerës.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (18 vende)
Distanca: Nga 470 m deri në 820 m larg.
Përfshin: Bar, Klub nate, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (16 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 600 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (3 vende)
Distanca: Nga 500 m deri në 640 m larg.
Përfshin: Bankomat
Argëtim dhe Çlodhje (3 vende)
Distanca: Nga 510 m deri në 740 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 630 m deri në 650 m larg.
Përfshin: Qendër tregtare, Supermarket
Shëndet dhe Mirëqenie (1 vende)
Distanca: Nga 530 m deri në 530 m larg.
Përfshin: Farmaci
Transport (1 vende)
Distanca: Nga 560 m deri në 560 m larg.
Përfshin: Parking

































