




EKSKLUZIVE | SHITET | APARTAMENT 2+1+2 ME PAMJE PANORAMIKE – VLORË
Çmimi i shitjes: €185,000
Illyrian Home Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Shumë pranë Lungomares, te Rezidenca Panorama, aty ku deti dhe mali bëhen pjesë e përditshmërisë, ky apartament 2+1+2 në Vlorë ofron një kombinim të veçantë të hapësirës, panoramës dhe vendndodhjes. Vetëm 5 minuta me makinë larg nga deti dhe me dalje në Lungomare.
I pozicionuar në katin e katërt të një ndërtese me ashensor, apartamenti ka një sipërfaqe prej 101 m² neto dhe 110 m² bruto. Organizimi përfshin një sallon me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete me dritare dhe dy ballkone, nga të cilët njëri ofron pamje të hapur nga deti dhe tjetri nga mali.
Orientimi perëndimor, izolimi termik dhe administrimi i rezidencës plotësojnë komoditetin e kësaj prone, ndërsa afërsia me Lungomaren, plazhin, restorantet dhe shërbimet e përditshme e bën një zgjedhje ideale për ata që duan ta kenë bregdetin gjithmonë pranë. Qoftë për të jetuar gjatë gjithë vitit, për pushime verore kjo pronë ofron një mundësi për të shijuar Vlorën nga një tjetër këndvështrim.
Gjithashtu, si investim në tregun e qirave ose airbnb kjo pronë është mundësia e duhur pasi hapsira e bollshme lejon mundësinë e ndarjes në dy apartamente 1+1. Prona disponon certifikatë pronësie.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Akomodim dhe Udhëtim (19 vende)
Distanca: Nga 190 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Akomodim
Ushqim dhe Pije (15 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Klub nate, Restorant
Shërbime Profesionale (9 vende)
Distanca: Nga 240 m deri në 860 m larg.
Përfshin: Bankomat
Shëndet dhe Mirëqenie (5 vende)
Distanca: Nga 240 m deri në 870 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër, Spa
Shitje dhe Blerje (3 vende)
Distanca: Nga 560 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Dyqan, Supermarket
Arsim (1 vende)
Distanca: Nga 850 m deri në 850 m larg.
Përfshin: Shkollë

































