Penthouse - Në Shitje - Vlorë, Vlorë 1

€320,000

9401, Vlorë

Detajet e pronës

ReferencaMV-4C735053
Lloji i pronësApartament
Sipërfaqja e banimit160 m²
Dhomat3
Dhomat e gjumit2
Banjat1
Kati9
Viti i ndërtimit2019
E mobiluarPo
FtohjaJo
Çmimi për m²€1,998/m²

Penthouse - Në Shitje - Vlorë, Vlorë

PAPAFINGO NE SHITJE ME VERANDË PANORAMIKE NË PLAZHIN E VJETËR, VLORË

Një perlë e vërtetë buzë detit, ku luksi, hapësira dhe pamja mahnitëse ndërthuren për të krijuar një ambient të paharrueshëm banimi.

Nje oaz relaksi me pamje nga deti. Kjo papafingo unike ndodhet në Plazh te Vjetër Vlore, një destinacion i përkryer për të jetuar apo për të investuar në një pronë pushimi. Duke qenë në katin e fundit të një pallati bashkëkohor me ashensor, apartamenti ofron privatësi të plotë, ndriçim natyral të bollshëm dhe një atmosferë relaksuese që e bën çdo ditë të ndihet si një pushim i përhershëm. Hapesira e brendeshme, dizanje elegant dhe komoditet maksimal. Sallon i hapur dhe kuzhinë moderne. Një hapësirë e konceptuar në stilin open space, ku ambienti i ndenjjes dhe kuzhina krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Dritare triple xham izolim termik & akustik maksimal,dritare të mëdha, panoramike me pamje nga deti, që lejojnë dritën natyrore të mbushë çdo cep të dhomës. Mobilim bashkëkohor, me divan të bollshëm dhe elementë dekorativë që i japin apartamentit një stil elegant. Kuzhinë e madhe (9 m²) e pajisur me elektroshtepiake cilësore dhe hapsirë të bollshme për gatim.Dy dhoma gjumi të Bollshme (nga 3 dhoma janë bërë 2 për hapësirë më të madhe). Dhomat e gjumit jane të ndriçuara, me dalje në ballkon. Dhomë gjumi matrimoniale me krevat dopio, gardërobë të madhe dhe dalje direkte në ballkon për të shijuar ajrin e freskët të mëngjesit me një pamje relaksuese nga deti. Dhomë e dytë gjumi, perfekte për fëmijë, miq ose si një ambient pune, e mobiluar me stil modern dhe komod. Tualet modern. Pajisje sanitare të cilësisë së lartë, hapësirë të organizuar në mënyrë funksionale dhe një atmosferë relaksuese për kujdesin tuaj personal.

Një nga tiparet më të veçanta të kësaj prone është veranda e saj e madhe, e cila shtrihet përgjatë gjithë apartamentit dhe ofron një pamje spektakolare të detit Jon.

Veranda është perfekte për:

- Darka romantike nën tingujt e valëve.

- Relaksim me një filxhan kafeje ose një gotë verë duke soditur lindjen dhe perëndimin e diellit.

- Organizim festash ose mbledhje me miq dhe familje.

- Krijimin e një ambienti të gjelbëruar me bimësi dhe mobilie të jashtme.

AVANTAZHET DHE KARAKTERISTIKAT SHTESË

Pamje unike dhe e përhershme nga deti.

Apartament i ndriçuar gjatë gjithë ditës, me orientim optimal.

Ashensor dhe hyrje e sigurt.

Shitet e mobiluar me pajisje dhe mobilie moderne.

Vendndodhje elitare, vetëm disa hapa nga plazhi.

Pranë shërbimeve kryesore: restorante, kafene, supermarkete dhe transport publik.

E përkryer për një shtëpi pushimi në bregdet. Mundësi e shkëlqyer për investim mund të jepet me qira afatshkurtër në Airbnb ose platforma të tjera, duke siguruar fitime të larta sezonale. Një pronë e rrallë në treg, me vlerë të sigurt në rritje

Kontaktoni për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër!

Kostoja mujore

Çmimi€320,000
20% · €64,000
25 vjet
4.0%normë shembull

Një shembull për të krahasuar pronat, jo një ofertë kredie. Banka përcakton normën, paradhënien dhe tarifat e saj.

Llogaritësi i kredisë

Kësti mujor i përafërt

€1,351në muaj

Me normë 4.0% për 25 vjet

Paradhënia
€64,000
Kredia
€256,000
Interesi për 25 vjet
€149,379
Çmimi + interesi
€469,379

Vendndodhja

Ushqim dhe Pije (18 vende)

Distanca: Nga 0 m deri në 1 km larg.

Përfshin: Bar, Furrë buke, Restorant

Akomodim dhe Udhëtim (18 vende)

Distanca: Nga 30 m deri në 970 m larg.

Përfshin: Akomodim

Shitje dhe Blerje (2 vende)

Distanca: Nga 60 m deri në 830 m larg.

Përfshin: Dyqan, Dyqan artikujsh shtëpiakë

Shërbime Profesionale (1 vende)

Distanca: Nga 940 m deri në 940 m larg.

Përfshin: Bankomat

Arsim (1 vende)

Distanca: Nga 900 m deri në 900 m larg.

Përfshin: Shkollë

Transport (1 vende)

Distanca: Nga 260 m deri në 260 m larg.

Përfshin: Parking

Më shumë apartamente për shitje në Vlorë →

Publikuar nga

Agjenci e verifikuar

RE/MAX Deluxe Vlorë
Agjenti i pronës · REMAX Deluxe Vlorë
RE/MAX Deluxe VlorëRE/MAX Deluxe Vlore