




Apartament 1+1 me pamje nga deti prane Marina Bay
Çmimi i shitjes: €3,500

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Ofrojmë për shitje një apartament ekskluziv 1+1, që ndodhet në një nga rezidencat më prestigjioze dhe të kërkuara në Uje te Ftohte,prane Marina Bay ne qytetin e Vlorës. Ky apartament përfaqëson një kombinim perfekt të luksit, komoditetit dhe bukurisë natyrore, duke ofruar një pamje të mrekullueshme nga deti dhe të gjithë gjirit të Vlorës.
Pozicioni dhe Pamja
Apartamenti është i pozicionuar në katin e 3-të të rezidencës, duke ofruar një pamje magjike që përfshin detin e kaltër, ishullin e Sazanit, gjirin e Karaburunit dhe gjithë gjirin e Vlorës nga Uji Ftohtë deri në Zvernec. Ky pozicionim e bën apartamentin ideal për ata që dëshirojnë të gëzojnë perëndimet e mrekullueshme të diellit dhe pamjet panoramike nga çdo kend i sallonit.
Organizimi dhe Sipërfaqja
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 78.4 m² dhe është projektuar me një organizim të përkryer që maksimalizon hapësirën dhe komoditetin. Organizimi përfshin:
- Sallon i Bollshem me Kuzhinë: Një hapësirë e madhe dhe e ndriçuar mirë, e orientuar nga perëndimi, që ofron një pamje të pandërprerë nga deti përmes një ballkoni të gjerë. Kjo hapësirë është ideale për momente relaksi dhe argëtimi, me një dizajn modern dhe funksional.
- Ballkoni i Gjerë: Një ballkon i madh me pamje fantastike nga deti, ku mund të shijoni kafet e mëngjesit ose darkat romantike duke u shoqëruar nga tingujt e valëve.
- Nje dhome gjumi po me pamje nga deti:Dhoma e gjumit ofron pamje mahnitese nga deti dhe ka dalje ne ballkon duke ofruar një ambient të qetë dhe relaksues për pushim.
- Nje tualet:Tualet modern dhe funksional, i kompletuar me te gjitha paisjet.
Cilesia e Ndertimit dhe Facilitetet
Rezidenca ku ndodhet ky apartament është ndërtuar me cilësinë më të lartë të mundshme, ku çdo punim dhe çdo material i përdorur është sipas standardeve më të larta europiane. Disa nga tiparet kryesore përfshijnë:
- Pishinë Fantastike: Një pishinë moderne dhe e mirëmbajtur që ofron freski dhe argëtim për banorët.
- Bar dhe Hotel: Pranë rezidencës ndodhen një bar dhe hotel luksoz, që ofrojnë shërbime dhe komoditete të shkëlqyera.
- Ambjente Gjelberimi: Hapësira të mëdha gjelbëruese që krijojnë një ambient të qetë dhe të këndshëm për banorët.
- Cilësia Maksimale e Ndërtimit: Ndërtesa është ndërtuar me materialet më të mira dhe me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, duke garantuar qëndrueshmëri dhe estetikë të lartë.
Lokacioni dhe Rrethinat
Apartamenti ndodhet në një zonë shumë të dëshiruar të Vlorës, shumë pranë plazheve më të bukura, bareve dhe restoranteve më të mira. Ky lokacion e bën apartamentin ideal për ata që kërkojnë një vendbanim të qetë dhe të rehatshëm, si dhe për ata që duan të jenë pranë jetës dinamike të qytetit.
Apartamenti ofron mundesine e blerjes se vendeve te parkimit me cmim ekstra.
Për më tepër informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi të na kontaktoni.
Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur!
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (17 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 900 m larg.
Përfshin: Bar, Klub nate, Restorant
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 280 m deri në 520 m larg.
Përfshin: Bankomat
Transport (3 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Parking, Tregtar makinash
Shëndet dhe Mirëqenie (2 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 310 m larg.
Përfshin: Spa
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 30 m deri në 520 m larg.
Përfshin: Supermarket
Akomodim dhe Udhëtim (2 vende)
Distanca: Nga 730 m deri në 840 m larg.
Përfshin: Akomodim
Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)
Distanca: Nga 700 m deri në 700 m larg.
Përfshin: Park
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Prona të ngjashme
Kontakto agjentin



































