




Apartament - Në Shitje - Lungo Mare, Vlorë
Çmimi i shitjes: €142,670

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Në zemrën e Lungomares, në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të qytetit të Vlorës, shiten apartamente në një objekt të ri që ndodhet vetëm 150 metra larg detit dhe 60 metra larg nga shëtitorja kryesore po ndertohet nje projekt ambicioz është një simbol i arkitekturës bashkëkohore dhe ndërtimit cilësor, duke u zhvilluar sipas standardeve më të larta evropiane për të garantuar një jetë të rehatshme dhe të sigurt për banorët e tij.
Përshkrimi i Projektit
Objekti ndodhet në fazën e parë të ndërtimit dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2027, duke ofruar mundësinë për të zgjedhur nga një gamë e gjerë apartamentesh për të gjitha preferencat dhe nevojat:
- Apartamente 1+1 me sipërfaqe totale nga 59.56 m² deri në 70.77 m².
- Apartamente 2+1 me sipërfaqe totale nga 90.17 m² deri në 113.33 m².
- Penthouse me sipërfaqe totale prej 141.06 m², ideale për ata që kërkojnë luks dhe hapësirë të bollshme.
Çmimet dhe Pamjet
Çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,200 deri në 3,200 euro/m², në varësi të katit dhe pamjes. Shumica e apartamenteve ofrojnë pamje mbresëlënëse drejt detit apo maleve, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe të veçantë.
Planifikimi i Pagesave
Për të lehtësuar procesin e blerjes, ofrohet një mënyrë fleksibël pagese me 4 këste, të strukturuara si më poshtë:
1. Kesti i pare eshte 50% e shumës paguhet në momentin e nënshkrimit të kontratës.
2. Kësti i dytë eshte 30% i cili paguhet ne përfundimin e strukturës së karabinasë.
3. Kësti i tretë eshte 10% i cili paguhet ne momentin e vendosjes se alumineve.
4. Kësti i katert eshte 9 % i cili paguhet me marjen e celesave.
5.Kesti i peste eshte 1% i cili bëhet në përfundim të procesit të certifikimit të pronës.
Karakteristikat e Objektit
- Ndërtim cilësor: Materiale të përzgjedhura dhe teknologji moderne për të siguruar qëndrueshmëri dhe estetikë të lartë.
- Dizajn modern: Apartamente me ndarje funksionale, ndriçim të bollshëm dhe hapësira komode që plotësojnë të gjitha nevojat e një jete bashkëkohore.
- Afërsi me detin: Pozicionimi unik i objektit ju lejon të shijoni freskinë dhe qetësinë e detit çdo ditë.
- Lehtësi në transport: akses i shpejtë në rrugët kryesore, duke ju mundësuar lidhje të shkëlqyera me pjesët e tjera të qytetit.
Përfitimet e Investimit
Ky projekt është një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për të jetuar, por edhe për të investuar, pasi apartamentet në këtë zonë janë shumë të kërkuara për qira sezonale dhe afatgjata. Lungo Mare është zemra e turizmit të Vlorës, me plazhe, bare, restorante dhe aktivitete të shumta që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.
Përse të Zgjidhni Këtë Projekt?
- Lokacion i përsosur: Vetëm disa hapa larg detit dhe shëtitores, duke ofruar akses të lehtë në çdo shërbim.
- Cilësi ndërtimi dhe garanci: Projekti realizohet nga një kompani ndërtimi e njohur, me eksperiencë dhe përkushtim për cilësi maksimale.
- Fleksibilitet në pagesa: Mundësi për të shtrirë pagesat në kohë, në përputhje me ecurinë e ndërtimit.
- Vlera e qëndrueshme: Çmimet e pronave në Lungo Mare kanë treguar një trend rritës të vazhdueshëm, duke e bërë këtë investim të sigurt dhe fitimprurës.
Na Kontaktoni
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion, për të parë planimetritë, apo për të vizituar kantierin e ndërtimit, ju lutem na kontaktoni. Ky është momenti ideal për të zgjedhur apartamentin tuaj të ëndrrave në një nga zonat më të mira të Vlorës!
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (15 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (15 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 650 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (11 vende)
Distanca: Nga 10 m deri në 810 m larg.
Përfshin: Bankomat
Shëndet dhe Mirëqenie (6 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 850 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Spa
Shitje dhe Blerje (3 vende)
Distanca: Nga 140 m deri në 280 m larg.
Përfshin: Dyqan, Supermarket
Transport (2 vende)
Distanca: Nga 790 m deri në 840 m larg.
Përfshin: Parking, Pikë karburanti
Arsim (1 vende)
Distanca: Nga 690 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Shkollë
Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 220 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik


































