




PAPAFINGO LUKSOZE NË SHITJE –LUNGOMARE, VLORË
Çmimi i shitjes: €350,000

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
🏡 PAPAFINGO LUKSOZE NË SHITJE 162 m² | LUNGOMARE, VLORË (PRANË RIRA)
📍 Vijë e dytë nga deti
🌊 Vetëm pak hapa larg Lungomares
✨ Super cilësi ndërtimi
📄 Dokumentacion i rregullt hipotekor
Ofrohet për shitje një papafingo ekskluzive me standarde të larta ndërtimi dhe përfundime premium, e pozicionuar në një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara të qytetit të Vlorës, pranë zonës Rira dhe vetëm pak hapa larg Lungomares. E vendosur në vijën e dytë nga deti, kjo pronë përfaqëson një kombinim ideal mes luksit, komoditetit, privatësisë dhe një investimi me potencial të lartë afatgjatë.
Me një sipërfaqe prej 162 m², prona është projektuar për të ofruar një eksperiencë jetese moderne dhe funksionale, ku çdo ambient është menduar me kujdes për të garantuar rehati maksimale dhe përdorim praktik të hapësirës. Arkitektura e brendshme ndërthur elegancën bashkëkohore me cilësinë e lartë të materialeve, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të sofistikuar.
Ndriçimi natyral depërton në të gjitha ambientet gjatë gjithë ditës falë organizimit të hapur dhe hapësirave të bollshme, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe relaksuese. Kjo papafingo është projektuar për ata që kërkojnë jo vetëm një pronë, por një stil jetese ekskluziv pranë detit.
📐 Organizimi i brendshëm:
✔ Sallon i bollshëm dhe elegant me dalje direkte në verandë, i konceptuar si ambienti kryesor i relaksit dhe jetesës familjare
✔ Kuzhinë moderne dhe bashkëkohore, me organizim praktik dhe hapësira funksionale, e menduar për të ofruar komoditet maksimal në përdorim të përditshëm
✔ Tre dhoma gjumi të organizuara në mënyrë të pavarur, me hapësira komode dhe ndriçim natyral
✔ Dy tualete moderne me përfundime premium, të konceptuara me standarde të larta cilësie dhe dizajni
✔ Verandë e bollshme me pamje të hapur, e projektuar si një hapësirë relaksi dhe argëtimi, me instalime të dedikuara për Jacuzzi
Një nga elementët më të veçantë të kësaj prone është veranda e saj e madhe, e cila krijon mundësinë ideale për organizimin e ambienteve të jashtme relaksuese, darkave familjare apo momenteve private me pamje të hapur dhe atmosferë qetësie.
✨ Cilësi ndërtimi dhe investime premium:
Parket gjerman AC5 12 mm, me rezistencë të lartë dhe estetikë moderne
Dritare me xham triplex termik për izolim maksimal termik dhe akustik
Tavane dekorative të varura me ndriçim ambiental të integruar
Dyer premium me përpunim cilësor dhe lyerje speciale
Sistem ngrohje/ftohje Multi Split Toshiba, teknologji bashkëkohore për efikasitet maksimal
Instalime elektrike dhe hidraulike sipas standardeve më të larta
Panel solar 200 L Nobel dhe sistem emergjence për furnizim me ujë
Materiale të zgjedhura me kujdes dhe përfundime cilësore në çdo detaj
Çdo element i kësaj prone është ndërtuar nga e para me fokus tek cilësia, funksionaliteti dhe jetëgjatësia, duke garantuar një investim të sigurt dhe pa nevojë për ndërhyrje apo investime shtesë.
👉 Papafingo shitet e pamobiluar, duke i ofruar blerësit mundësinë për ta arredur sipas preferencave personale. Gjithashtu ekziston mundësia që prona të blihet totalisht e mobiluar kundrejt një pagese shtesë.
📍 Avantazhet e vendndodhjes:
Pozicion elitare pranë Lungomares dhe detit
Zonë me kërkesë të lartë për banim dhe investim
Afër restoranteve, bareve dhe shërbimeve kryesore
Privatësi dhe qetësi maksimale
Potencial i lartë për qira sezonale dhe afatgjatë
Rritje e vazhdueshme e vlerës së pronës
Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është e gatshme për procedura të menjëhershme shitjeje.
Kjo papafingo nuk është thjesht një pronë është një eksperiencë jetese ku luksi, cilësia dhe afërsia me detin bashkohen në mënyrë perfekte.
📞 Për më shumë informacion ose për organizimin e një vizite në pronë, kontaktoni RE/MAX Deluxe.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (44 vende)
Distanca: Nga 10 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (20 vende)
Distanca: Nga 170 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Parukeri, Sallon bukurie, Spa, e të tjera.
Transport (12 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 670 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Parking, Pikë karburanti
Shitje dhe Blerje (9 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Dyqan artikujsh shtëpiakë, Dyqan bizhuterish, Dyqan elektronikë, Dyqan ushqimor, Qendër tregtare, e të tjera.
Shërbime Profesionale (6 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Argëtim dhe Çlodhje (5 vende)
Distanca: Nga 850 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze, Park, Stadium
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Prona të ngjashme
Kontakto agjentin



































