



+6foto

Ndertese 4-kateshe per shitje ne Bathore,"Rr.Demokracia"
Çmimi i shitjes: €1,300,000

Concept Home
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
1001, Tirana
Përshkrimi i pronës
NDËRTESË 4-KATËSHE PËR SHITJE – BATHORE, RRUGA DEMOKRACIA Ofrohet për shitje ndërtesë 4-katëshe, e pozicionuar buzë Rrugës Demokracia, në zonën e Bathores. Prona gëzon pozicion të favorshëm përgjatë aksit kryesor dhe ofron potencial të lartë për shfrytëzim komercial, banim dhe investim. Të dhënat e pronës:
- Sipërfaqe totale trualli: 230 m²
- Njolla e ndërtimit: 149.6 m²
- Sipërfaqe e lirë: rreth 80.4 m², e shfrytëzueshme për parkimin e bizneseve dhe ambienteve të godinës. Organizimi sipas kateve: Kati 0 – 149.6 m² I ndarë në 2 ambiente biznesi, aktualisht të dhëna me qira, duke i siguruar pronës të ardhura ekzistuese nga qiraja. Kati 1 – 169.1 m² I organizuar si lokal, aktualisht në gjendje pune dhe i përshtatshëm për vazhdimin e aktivitetit. Kati 2 – 169.1 m² I organizuar për ambiente biznesi. Kërkon investim të pjesshëm për t'u rikthyer në gjendje optimale dhe për t'u vënë plotësisht në funksion. Kati 3 – 169.1 m² I organizuar për banim, duke e bërë godinën të përshtatshme për një kombinim aktivitetesh komerciale dhe rezidenciale. Pozicionimi buzë Rrugës Demokracia, sipërfaqet e konsiderueshme të ambienteve dhe mundësia për parkim e bëjnë pronën veçanërisht të përshtatshme për investim, zhvillim biznesi ose gjenerim të ardhurash nga qiraja. Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Çmimi i shitjes: 1,300,000 €
Detajet
Referenca
MV-AECAC2CD
Lloji i pronës
Ndërtesë
E mobiluar
Jo
Gjendja e pronës
Shkëlqyer


















