




Penthouse ne Shitje, Durres Lagja Nr. 6 !
Çmimi i shitjes: €450,000
Century 21 Eon
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Kjo Penthouse ndodhet në Durres, lagja Nr. 6 ne katin e 12-të dhe të fundit të ndërtesës, duke ofruar privatësi maksimale, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje panoramike 360°.
Prona ka një sipërfaqe prej 279 m² sipas certifikatës së pronësisë dhe është e organizuar në mënyrë funksionale me 3 dhoma gjumi, 2 tualete, 2 ambiente të bollshme ndenjeje, kuzhine e vecuar dhe një verandë të madhe, ideale për relaks, argëtim ose momente familjare.
Aksesi realizohet përmes ashensorit privat, i cili garanton komoditet dhe ekskluzivitet të lartë për familjen. Apartamenti shitet i mobiluar, me arredim të kujdesshëm dhe gati për banim.
Për komoditet maksimal në çdo stinë, prona është e pajisur me sistem qendror Chiller për ngrohje dhe ftohje, ndërsa dritaret plastike me xham tripleks sigurojnë izolim të shkëlqyer termik dhe akustik.
Gjithashtu ka akses privat ne tarrace e cila eshte e shtruar e gjitha me pllake dhe e shfrytezueshme.
Një pronë unike që kombinon hapësirat e mëdha, cilësinë e ndërtimit, privatësinë dhe pamjet e pakrahasueshme, duke e bërë një zgjedhje ideale për banim luksoz ose investim afatgjatë.
Per nje vizite ose detaj rreth prones , me kontaktoni!
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
E mobiluar
Ftohja












