



KOMPLEKSI TURISTIK “BELVEDERE KORÇA”, KORÇE
Çmimi i shitjes: €490,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
“Belvedere Korça” është një nga komplekset më të reja turistike rezidenciale e projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë së parkut që ofron qyteti i serenatave, ne juglindje te Shqiperise. Rezidenca turistike pozicionohet në mënyrë ideale pranë parkut “Rinia”, dhe fare pranë me pikat kryesore të qytetit, përkatësisht Bulevardi “Republika”, në të cilin ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorante, dyqane, hotele, etj., stadiumi “Skënderbeu”, 2 shkolla të mesme dhe Universiteti “Fan Noli” etj.
Kompleksi turistik rezidencial shtrihet si një oaz qetësie brenda qytetit më të lakmuar për peisazhet e mrekullueshme që ofron kur zbardhet dëbora. Koncepti i rezidences turistike vjen si një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil, për pushime ose për të banuar.
“Belvedere Korça” ofron punime shumë cilësore, të cilat bazohen tek guri i gdhendur me punime dekorative, kolonat e hyrjes, shkallet, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri, të gjitha keto elemente dekorativ tipik të arkitekturës autentike korçare që ndërthuren më së miri me bashkëkohoren. Ka privatësi të lartë e sistem sigurie 24/7, menaxhim dhe mirëmbajtje gjatë gjithë vitit, mundesi per investim nepermjet programit te qiradhenies. Një ndër vendet ideale për ata që duan stilin klasik të jetesës.
Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum me siperfaqe totale ndertimi 295.89 m2 + 459.85 m2 toke me pamje nga te gjitha ambientet nga gjelberimi i parkut Rinia. Kati përdhe përbëhet nga një ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie dhe nje tualet i madh me dritare. Me shkallë të brendshme ngjitemi në katin e parë i cili ka dhomë matrimoniale + garderobe + tualet me dritare dhe ballkoni, 2 dhoma gjumi të tjera dhe tualeti me dritare. Bodrumi mund të organizohet në lavanderi, dhomë teknike, ambient per fitnes dhe ambiente të tjera në funksion të viles.
Vila ka shumë bace e cila të krijon mundësinë për të bërë dhe një pishinë.
Cmimi perfshin dhe 2 vende parkimi. Mundesi shume e mire per banim dhe per investim.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (38 vende)
Distanca: Nga 130 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene, Restorant
Shëndet dhe Mirëqenie (14 vende)
Distanca: Nga 540 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Sallon bukurie, Spital
Shitje dhe Blerje (9 vende)
Distanca: Nga 510 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Dyqan elektronikë, Dyqan hekurishtesh, Supermarket
Transport (5 vende)
Distanca: Nga 640 m deri në 770 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Pikë karburanti, Qira makinash
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 410 m larg.
Përfshin: Park, Stadium
Akomodim dhe Udhëtim (1 vende)
Distanca: Nga 720 m deri në 720 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 660 m deri në 660 m larg.
Përfshin: Agjenci sigurimesh
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja














