



"GREEN COAST" VILLAGE, PALASE
Çmimi i shitjes: €254,896
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament 1+1 në shitje te Green Coast Village me pamje nga Deti Jon, nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Janë përdorur materialet më të mira dhe teknologjitë më të fundit, si sistemi inovativ PlastBau, fabrika e pare ne Shqiperi per prodhimin e Plastbau, teknologji novatore, i cili siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, duke ofruar efikasitet energjetik dhe rehati maksimale për banorët. Green Coast është destinacioni i përsosur për ata që kërkojnë një jetë të mbushur me përvoja të paharrueshme, të rrethuar nga bukuria natyrore dhe rehatia moderne. Projektuar nga studio prestigjioze EEA-Emre Arolat Architecture, çdo detaj në Green Coast është një dëshmi e përsosmërisë arkitekturore dhe respektit për natyrën.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 3 katshe me ashensor. Te gjitha apartamentet jane projektuar me pamje nga Deti dhe me largesi 900 metra nga bregdeti.
Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 63.1 m2 (85.68 m2 bruto) + 10.62 m2 verande kati i 3-te nga toka. Përbëhet nga dhoma e ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni. Prona ka lartesi kati 3.1 M. Apartamenti ka pamje nga deti.
Apartamenti e ka cmimin 254,896 Euro + parkim 25,000 Euro = 279,896 Euro
Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2028.
Ofrohet financim pa kolateral deri në 60% te vlerës.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (20 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Klub nate, Restorant
Argëtim dhe Çlodhje (4 vende)
Distanca: Nga 170 m deri në 810 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 330 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme
Shëndet dhe Mirëqenie (4 vende)
Distanca: Nga 190 m deri në 680 m larg.
Përfshin: Parukeri, Sallon bukurie, Spa
Shitje dhe Blerje (1 vende)
Distanca: Nga 670 m deri në 670 m larg.
Përfshin: Supermarket
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja






