




"GREEN COAST" VILLAGE, PALASE
Çmimi i shitjes: €517,561
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Green Coast Village është nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, që i ka dhene jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 10 kate me 2 ashensor.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 112.56 m2 + 46.72 m2 sip. perbashket + 62.07 m2 verande (221.35 m2 totali), kati 4 dhe me pamje shume te bukur dhe te lire nga deti. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, 2 dhoma gjumi, ballkon i mbyllur, lavanderi, tualeti dhe veranda.
Cmimi i apartamentit 517,561 + 25,000 Euro parkim i mbyllur = 542,561 euro cmimi total.
Parashikuar të mbarojë në 2026
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (20 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 810 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Klub nate, Restorant
Argëtim dhe Çlodhje (4 vende)
Distanca: Nga 80 m deri në 770 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 410 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme
Shëndet dhe Mirëqenie (4 vende)
Distanca: Nga 330 m deri në 790 m larg.
Përfshin: Parukeri, Sallon bukurie, Spa
Shitje dhe Blerje (1 vende)
Distanca: Nga 790 m deri në 790 m larg.
Përfshin: Supermarket
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Katet totale
E mobiluar
Ftohja






