



Shitet Vilë me pishinë 4+1+3 në River Hill Residence, Petrel
Çmimi i shitjes: €690,000

Vatra Imobiliare
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
River Hill Residence – Kompleksi më i ri rezidencial në Tiranë Ju prezantojmë River Hill Residence, një kompleks rezidencial modern i vendosur në Petrelë, në një zonë që ndërthur natyrën, qetësinë dhe mundësi të shkëlqyera investimi. I pozicionuar pranë lumit Erzen dhe i rrethuar nga pyje e gjelbërim, kompleksi ofron një ambient të qetë dhe ekskluziv për jetesë. Ai ndodhet vetëm 300 metra nga Qendra Kombëtare e Arteve (FSHZh) dhe shumë pranë Parkut të Besimit, duke e bërë këtë rezidencë një zgjedhje ideale si për banim cilësor ashtu edhe për investim afatgjatë. River Hill Residence ofron vila elitare 2-katëshe për shitje, të projektuara për të garantuar privatësi të plotë falë dy hyrjeve të veçanta për çdo vilë. Arkitektura është e frymëzuar nga stili klasik toskan, me fasada të veshura me gur natyral të punuar dhe materiale ndërtimi cilësore si dopjo tullë dhe izolim me lesh guri, që sigurojnë standard të lartë ndërtimi dhe komoditet maksimal. Sipërfaqe ndërtimi 314.6 m² Sipërfaqe trualli 609.4 m² Organizimi i Brendshëm Kati i Ditës (0) Ambient ndenjeje i madh me ndriçim natyral Kuzhinë e integruar me zonën e ngrënies Dhomë për mysafirë Dhomë lavanderie Korridor shpërndarës funksional Kati i Natës (1) Dhoma gjumi të bollshme Tualete moderne Ambient privat dhe i qetë për pushim Çdo vilë është e pajisur me pishinë private verore dhe pishinë dimërore, të rrethuara nga një oborr i gjelbëruar dhe i sistemuar, duke krijuar hapësira ideale për relaks dhe aktivitete familjare. Bodrumi, i dekoruar me gur natyral, përfshin oxhak të madh dhe zonë barbeque, duke ofruar një ambient të veçantë për mikpritje dhe momente të ngrohta gjatë gjithë vitit. Karakteristika Shtesë
- 2 vende parkimi private për çdo vilë
- Orientim Veri–Jug, me pamje të hapur nga Lindja dhe Perëndimi
- Ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, falë orientimit dhe projektimit të vilave
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja








































