
Vilë per shitje në Mjull-Bathore, Hapësirë dhe Komfort në 669 m²
Çmimi i shitjes: €1,670,000

Concept Home
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Vilë per shitje në Mjull-Bathore, Hapësirë dhe Komfort në 669 m² Në një zonë elitare të Mjull-Bathores, ofrohet për shitje kjo vilë unike 2-katëshe, me sipërfaqe të bollshme dhe funksione të integruara luksi, ideale për një jetesë moderne, të rehatshme dhe të nivelit të lartë. Prona shitet bosh, duke ofruar mundësinë e personalizimit sipas stilit dhe nevojave të blerësit. ✅ Sipërfaqe totale ndërtimi: 669.3 m² ✅ Vila është e ndarë në funksione të qarta dhe të mirëorganizuar për çdo kat ✅ Shitet bosh – gati për arredim sipas dëshirës ⸻ Përbërja e Vilës: ? Kati nëntokë – 218.7 m² – Korridor funksional – Ambient teknik & ndihmës – 2 tualete – Palestër private – Lavanderi e dedikuar – Ambient shërbimi – Zonë e veçantë pishine dhe fitnesi – Ambient zhveshjeje dhe sauna për relaks të plotë ? Kati përdhe – 196.3 m² – Ambient i madh ndenjeje dhe ngrënieje prej 82.3 m², me dritë natyrale dhe dalje në verandë – Korridor dhe tualet vizitorësh – Ambient gatimi më vete, me sipërfaqe 31.5 m² – perfekt për kuzhinierë pasionantë – Verandë e mbuluar prej 22 m² – Verandë e hapur prej 35.6 m² për çlodhje apo evente private në ajër të pastër ? Kati i parë – 218.7 m² – Korridor i gjerë – 3 dhoma gjumi, secila me garderobë private – 2 tualete modernë – Ballkon i madh prej 22 m² me pamje panoramike dhe shumë dritë ⸻ Karakteristika Shtesë & Vendndodhje: ? Vilë në një nga zonat më të qeta dhe elitare pranë Tiranës ? Infrastruktura moderne dhe rrugë të asfaltuara ? Distancë e shkurtër me qendrën e Tiranës dhe akses i lehtë me autostradën ? Hapësira dhe funksionaliteti e bëjnë ideale për banim familjar ose investim afatgjatë Çmimi per shitje: 1.670.000 euro (i diskutueshem)
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja








































