




Home for sale in Tiranë
Çmimi i shitjes: €545,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidence re banimi shumë cilësore e projektuar përballe malit piktoresk të Dajtit. Një kompleks unik që do të ofrojë standartin më të lartë të jetesës suburbane në Tiranë. Vendndodhja e kompleksit ofron akses direkt me unazën e madhe të Tiranës, qëndren tregtare TEG, pranë Liqenit te Farkes dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit.
Nje nga zonat më të preferuara dhe elitare që karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash. Ndodhet vetëm 5 KM nga qendra e Tiranes.
Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise. Ofron arkitekture unike dhe bashkëkohore, orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë panoramike të malit te Dajtit nga çdo vilë. E projektuar në mënyrë rigoroze sipas standartit të ndërtimit “Eurokode” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në zonën e Farkës. Lartësitë e ulëta të vilave i përshtaten kontekstit suburban të zonës, duke u ndërtuar sipas relievit te tokes për të krijuar një pamje ku secila vilë nuk pengon pamjen e tjetrës. Hapësira të mëdha parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara. Siguri maksimale 24 orë, privatesi, vend-roje.
Vilë individuale në shitje 3 katshe me sipërfaqe ndërtimi 234 m2 + sipërfaqe verande 93 m2 + sipërfaqe oborri 444 m2, orientim veri-jug-lindje-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje me oxhak funksional, kuzhinë e veçuar + ngrënie, tualeti dhe veranda. Kati parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualetin, 2 dhoma gjumi, tualeti dhe ballkoni. Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet dhe verandë e madhe.
Vila është me ashensor dhe shkallë të brendshme.
Disponon parkim për 2 makina.
ÇMIM PROMOCIONAL NGA 630,000 EURO NË 545,000 Euro.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (7 vende)
Distanca: Nga 370 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene
Shitje dhe Blerje (5 vende)
Distanca: Nga 570 m deri në 710 m larg.
Përfshin: Dyqan, Supermarket
Shëndet dhe Mirëqenie (1 vende)
Distanca: Nga 730 m deri në 730 m larg.
Përfshin: Farmaci
Arsim (1 vende)
Distanca: Nga 730 m deri në 730 m larg.
Përfshin: Shkollë

































