




REZIDENCE E RE BANIMI, NE FARKE
Çmimi i shitjes: €480,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidence re banimi shumë cilësore e projektuar ne nje zone me shume drite dhe pamje, ne fshatin Farke, vetëm 4.5 KM nga qendra e Tiranes, me dalje ne Unazen Lindore dhe autostraden Tirane -Elbasan. Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise, një kompleks unik që do të ofrojë standartin më të lartë të jetesës suburbane në Tiranë. Vendndodhja e kompleksit ofron akses direkt me qëndren tregtare TEG, pranë Liqenit te Farkes dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit. Nje nga zonat më të preferuara dhe elitare që karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash.
Rezidenca ofron arkitekture unike dhe bashkëkohore, orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë panoramike të malit te Dajtit nga çdo vilë. E projektuar në mënyrë rigoroze sipas standarteve bashkekohore të ndërtimit për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë, me materiale shume cilesore, termoizolim termik dhe akustik. Hapësira parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara. Siguri maksimale 24 orë, privatesi, vend-roje. Ne qender te kompleksit do te ndertohet dhe nje parkim nentokesor i perbashket ne sherbim te kompleksit.
Vile në shitje 3 katshe + bodrum, me sipërfaqe ndertimi 259.3 m2 + 25.3 m2 verande + tarrace e shfrytezueshme + 180 m2 oborr. Bodrumi është open space e cila mund të organizohet sipas kerkesave të klientit, per salle lojrash, dhome teknike dhe lavanderi. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhine pak e vecuar e cila mund te ndahet dhe nje tualet. Kati i parë perbehet nje dhome gjumi martrimoniale me tualet, nje dhome gjumi tjeter dhe nje tualet. Kati i dyte perbehet nga nje dhome matrimoniale me tualet dhe dy veranda. Lidhja midis kateve behet me shkalle te gjera, tualetet jane te gjitha me dritare. Ka dhe tarrace te shfrytezueshme e cila mund të përdoret për panele diellore që bën të mundur kursim të madh të energjise. Në këtë faze ndarjet e dhomave mund të bëhen sipas deshires se klientit. Ofron parkim per 2 makina ne oborr.
Cmimi 480,000 Euro, pagesa me keste. Mundesi financimi nga bankat deri ne 70% te shumes pa kolateral.
Kompleksi ofron dhe parkime ne katin - 1 me cmim 30.000 euro
Parashikuar të mbaroje në fund vitit 2027
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (22 vende)
Distanca: Nga 140 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene, Restorant
Transport (14 vende)
Distanca: Nga 150 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Pikë karburanti, Qira makinash, Tregtar makinash
Shëndet dhe Mirëqenie (10 vende)
Distanca: Nga 410 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Parukeri, Sallon bukurie
Shitje dhe Blerje (4 vende)
Distanca: Nga 800 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Dyqan veshjesh, Supermarket
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 880 m deri në 880 m larg.
Përfshin: Agjenci sigurimesh
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja












































