




NË MJULL-BATHORE
Çmimi i shitjes: €780,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Një vilë individuale elegante dhe ekskluzive, e konceptuar për një standard të lartë jetese, në një nga zonat më të kërkuara të periferise se Tiranes.
Prona është krijuar për të ofruar një kombinim të hapësirës, privatësisë, komoditetit dhe jetesës në kontakt me natyrën, duke qenë një zgjedhje ideale për familje që kërkojnë një rezidencë të qetë dhe prestigjioze pranë Tiranës. Mjull-Bathorja është një nga zonat rezidenciale që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, duke tërhequr vila dhe rezidenca të standardit të lartë. Pozicioni në periferi të qytetit ofron më shumë hapësirë dhe qetësi, ndërkohë që shërbimet, qendrat tregtare, restorantet, institucionet arsimore dhe facilitetet e Tiranës janë lehtësisht të aksesueshme.
Vila eshte pjese e nje residence te vogel me 4 vila individuale, secila me hyrje te vecante, një koncept rezidencial të orientuar drejt privatësisë dhe cilësisë së jetesës. E vendosur në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar të Mjull-Bathores, rezidenca ofron një atmosferë të veçantë larg zhurmës dhe ritmit intensiv të qytetit.
Pishina dhe hapësirat e jashtme e bëjnë vilën veçanërisht të përshtatshme për jetesë familjare, pritje të miqve dhe momente relaksi gjatë muajve të verës.
Vila ka punime shume cilesore, izolim termik dhe akustik si dritaret ashtu dhe muret dhe tarraca.
Karakteristikat kryesore:
- 460 m² sipërfaqe ndërtimi
- 640 m² siperfaqe parcele.
- Pishinë private
- Parkim për 2 automjete
Kati i perdhe
- Ambient i bollshëm Living Room + Kitchen, me hapësirë të hapur dhe funksionale
- 1 dhomë gjumi me banjo brenda
- Lavanderi
- Verande me akses direkt nga ambientet e brendshme drejt oborrit dhe hapësirave të jashtme dhe lidhje e drejtpërdrejtë me zonën e pishinës
Kati i pare
- 3 dhoma gjumi
- 1 sallon te madh
- 2 tualet
- Verande, që ofrojnë dritë natyrale dhe pamje të këndshme mbi ambientet përreth
Kati -1
- Parkim i mbyllur per dy makina me akses direkt nga rruga kryesore
- 1 dhome teknike
- Depo uji per pishinen
- Depo magazinimi
Vila shitet ne gjendjen qe eshte, e mbaruar plotesisht duke i ofruar bleresit mundësinë që ambientet të pershtaten, te shtrohen, te mobilohen dhe personalizohen sipas dëshirave dhe nevojave të tij.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (5 vende)
Distanca: Nga 340 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Bar, Restorant
Transport (5 vende)
Distanca: Nga 670 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Parking, Pikë karburanti, Servis makinash, Tregtar makinash
Shitje dhe Blerje (3 vende)
Distanca: Nga 640 m deri në 900 m larg.
Përfshin: Dyqan
Akomodim dhe Udhëtim (3 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Akomodim
Arsim (2 vende)
Distanca: Nga 730 m deri në 790 m larg.
Përfshin: Shkollë
Stil Jetese dhe Shërbime (1 vende)
Distanca: Nga 730 m deri në 730 m larg.
Përfshin: Lulishte

































