




“LAKESIDE” RESIDENCE, LIQENI I FARKES
Çmimi i shitjes: €570,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
“Lakeside” Residence, nje rezidence e re me vila dhe apartamente, e cila shtrihet me pamje nga Liqeni i Farkes, me një vendodhje shumë të mirë në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, Qendren Tregtare TEG etj.
Residenca është projektuar me arkitekturë moderne dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, pamje mbreselënëse të liqenit, godina banimi të rrethuara vetëm nga gjelbërimi, sherbime, apartamentet do të jenë me ashensor, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar etj.
“Lakeside” Residence eshte kompleks me vila banimi te cilat kane pamje shume te bukur nga Liqeni i Farkes dhe apartamente 2, 3 kate. Kompleksi përbëhet nga 14 vila të tipologjive të ndryshme individuale dhe të bashkangjitura, dhe një objekt banimi me apartamente 3 kate. Rezidenca eshte me mur rrethues dhe pishina.
Vile individuale në shitje 2 kateshe + bodrum me sipërfaqe ndertimi 257.8 m2 + 27.2 m2 verandë + 430 m2 oborr. Kati nëntokë perbehet nga garazh per 2 makina. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë e vecuar + ambient ngrënie dhe tualet me dritare. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, 2 dhoma gjumi, tualet dite me dritare dhe ballkon.
Cmimi perfshin sistemin ngrohje-ftohje me chiller i pẽrfunduar me te gjitha pajisjet dhe panelet diellore per prodhimin e energjise elektrike te viles.
Parashikuar të mbaroje ne Qershor 2024.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (13 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Kafene, Restorant, Ushqim me marrje
Shëndet dhe Mirëqenie (10 vende)
Distanca: Nga 130 m deri në 800 m larg.
Përfshin: Mjek, Parukeri, Sallon bukurie, Spital
Transport (9 vende)
Distanca: Nga 180 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Qira makinash, Tregtar makinash
Argëtim dhe Çlodhje (3 vende)
Distanca: Nga 330 m deri në 650 m larg.
Përfshin: Park
Shitje dhe Blerje (3 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Dyqan hekurishtesh, Dyqan veshjesh
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
E mobiluar
Ftohja












































