




SEEHENA RESIDENCE, SAUK I VJETER
Çmimi i shitjes: €1,053,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
SeeHëna Residence është rezidenca më e re në Tirane, e vendosur në kodrën e bukur dhe mahnitëse të zonës Mjull Bathore përbri Saukut. Lidhet me rrugën kryesore "Ramazan Topoja", e cila mundeson aksesin me zonat e tjera të kryeqytetit dhe bën më të lehtë lidhjen me qendrat urbane dhe infrastruktura të tjera. Vetem 6 min. me makine nga Qendra Tregtare TEG, afersisht 15 min. me makine nga Sheshi Skenderbej. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.
Kompleksi është i integruar me natyrën, duke përdorur materiale ekologjike dhe sisteme ndërtimi që respektojnë mjedisin. Sistemet e jashtme të godinave do të realizohen me fasada termike sipas normave të eficencës energjitike me performancë të shkëlqyer kundrejt faktorëve atmosferik duke siguruar kështu temperaturën optimale të ambientit të brendshëm.
SeeHëna Residence ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe komoditetesh për banorët e saj, duke si: Qendër multifunksionale qe përfshin market, qender shendetesore, kopësht për fëmijë, bar, restorant, piceri dhe pishinë. Sisteme mbikëqyrjeje me teknologji të avancuar për sigurinë e banorëve. Hapësira të gjelbra dhe parqe për relaks dhe aktivitete të ndryshme. Mirëmbajtje 24 orë dhe shërbime të dedikuara për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.
Vile në shitje 2 katshe + bodrum me siperfaqe totale ndertimi 360.2 m2 + 373.7 m2 tokë. Kati 0 përbëhet nga dhoma e ndenjes, kuzhinë e vecuar + ngrënie, tualeti dhe korridori i cili ka hapësirë të madhe. Kati 1 përbëhet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualeti me dritare, 2 dhoma gjumi të tjera + tualetet përkatese me dritare dhe një garderobë. Kati -1 ka një ambient për palester, depo, lavanderi dhe tualeti.
Vila ka 2 vende parkimi të hapura.
Parashikuar të përfundoje brenda 2028
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (16 vende)
Distanca: Nga 390 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (9 vende)
Distanca: Nga 690 m deri në 920 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër, Parukeri, Sallon bukurie, Spital
Transport (8 vende)
Distanca: Nga 290 m deri në 860 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Qira makinash, Tregtar makinash
Shitje dhe Blerje (6 vende)
Distanca: Nga 590 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan veshjesh, Supermarket
Shërbime Profesionale (2 vende)
Distanca: Nga 650 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme, Agjenci sigurimesh
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja












































