




REZIDENCA “PICCADILLY”, LUNDER 1
Çmimi i shitjes: €690,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Shitet vile e bashkangjitur në një rezidence të re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet në një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuara të periferise se Tiranës. Rezidenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryeqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash dhe ndodhet vetem 1 minut nga TEG-u dhe fare afer Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7.5 km nga qendra e Tiranës.
Rezidenca ofron arkitekturë moderne dhe komoditet, hapësira të gjelbërta, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, hapësira rekreative, parkim të dedikuar për cdo banor rezidencial dhe gjitha facilitetet e nevojshme për një stil jetese sa më komod etj. Orientimi i rezidences drejt gjelberimit perpos pamjeve panoramike ofron dhe privatesine e cdo njesie, siguri maksimale dhe asistence recepsioni 24 ore.
Kompleksi vjen me 75 njesi banimi me tipologji të ndryshme arkitektonike si apartamente moderne, vileta dhe dublekse, për ti mundësuar çdo familje të gjejë shtëpinë e ëndrave larg zhurmes së qytetit duke përmirësuar kështu standartin e jeteses për rezidentet.
Vile e bashkangjitur 3 katshe + bodrum në shitje me siperfaqe ndertimi 268 m2 + 22.9 m2 verande + 76.6 m2 oborr, me orientimin shumë të mirë jug-perendim. Bodrumi është i organizuar nga tualeti, dhomë teknike dhe hapësira open space e cila mund të perdoret per lavanderi, depo etj. Kati përdhe përbëhet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, tualeti me dritare dhe veranda. Kati i parë përbëhet nga dhomë gjumi + garderobe + studio, dhomë gjumi tjeter dhe tualet dite. Kati i dytë përbëhet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualet dhe ballkoni.
Cmimi përfshin dhe një post parkimi.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Shitje dhe Blerje (12 vende)
Distanca: Nga 480 m deri në 680 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan artikujsh shtëpiakë, Dyqan i madh, Dyqan veshjesh, Qendër tregtare, e të tjera.
Akomodim dhe Udhëtim (10 vende)
Distanca: Nga 150 m deri në 890 m larg.
Përfshin: Akomodim, Vend kampingu
Shërbime Profesionale (9 vende)
Distanca: Nga 420 m deri në 650 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Transport (9 vende)
Distanca: Nga 420 m deri në 750 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti
Ushqim dhe Pije (8 vende)
Distanca: Nga 560 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Restorant
Arsim (8 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Shkollë, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (3 vende)
Distanca: Nga 190 m deri në 540 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër















































