




Apartament 1+1 ne shitje, ne Lungomare!
Çmimi i shitjes: €95,000

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Ky apartament 1+1 është një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një banesë të mobiluar, komode dhe njëkohësisht një investim të sigurt në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës.
Apartamenti ndodhet në Lungomare, zona më e preferuar e qytetit, vetëm 70 metra larg detit. Vendndodhja ofron akses të menjëhershëm në plazh, shëtitore, restorante, kafene dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë cilësore apo për dhënie me qira afatshkurtër dhe afatgjatë.
Me një organizim shumë funksional, apartamenti përbëhet nga:
Sallon-kuzhinë e hapur, një hapësirë e ndritshme dhe e bollshme, e arreduar me mobilje moderne dhe komode, e përshtatshme si për jetesë ashtu edhe për pritjen e miqve;
Dhomë gjumi e madhe, e qetë dhe e mobiluar, që ofron rehati maksimale;
Tualet i pajisur me hidrosanitare moderne dhe organizim praktik.
Apartamenti shitet i mobiluar, gati për banim ose për investim të menjëhershëm.
Një zgjedhje ideale për banim pranë detit ose për një investim të zgjuar në pasuri të paluajtshme.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (44 vende)
Distanca: Nga 10 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene, Klub nate, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (20 vende)
Distanca: Nga 20 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Fizioterapist, Mjek, Parukeri, e të tjera.
Transport (14 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Parking, Pikë karburanti, Stacion transporti
Shërbime Profesionale (8 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Shitje dhe Blerje (6 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Dyqan elektronikë, Dyqan veshjesh, Qendër tregtare
Argëtim dhe Çlodhje (4 vende)
Distanca: Nga 660 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze, Park, Stadium
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Prona të ngjashme
Kontakto agjentin





































