




Apartament 2+1, per Shitje
Çmimi i shitjes: €120,000

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament 2+1 për Shitje
📍 Rruga Ali Demi, pranë Max Gega, Vlorë
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të konsoliduara të qytetit të Vlorës, në Rrugën Ali Demi, shumë pranë klinikes Max Gega, ofrohet për shitje ky apartament modern 2+1, i pozicionuar në katin e dytë të një pallati të ri me ashensor, me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim të sigurt, falë vendndodhjes strategjike, organizimit funksional dhe gjendjes shumë të mirë të apartamentit.
📐 Të dhëna teknike:
Sipërfaqe totale: 78.8 m²
Tipologjia: 2+1
Kati: 2
Statusi: Me dokumentacion të rregullt
Mobilim: Totalisht i mobiluar
Gjendja: Gati për banim
Organizimi i brendshëm:
Apartamenti është i organizuar në mënyrë shumë praktike dhe komode:
Sallon i bollshëm me kuzhinë të integruar, i ndriçuar natyralisht dhe i arreduar me mobilim modern, me derë daljeje në ballkon, e cila ofron edhe më shumë ndriçim dhe hapësirë natyrale.
Dy dhoma gjumi, të mobiluara me stil bashkëkohor, ideale për familje ose për përdorim si dhomë gjumi & studio, ku njëra është dhomë matrimoniale plotësisht e mobiluar, ndërsa tjetra aktualisht është e arredur si dhomë për fëmijë
Ballkon gjysmë i mbyllur, me pamje të hapur dhe të këndshme, perfekt për relaks, kafe ose përdorim funksional gjatë gjithë vitit
Tualet modern, i pajisur me elementë cilësorë dhe ventilim të mirë
Pozicionimi në katin e dytë e bën këtë apartament veçanërisht të përshtatshëm për familje me fëmijë, persona në moshë apo këdo që preferon të shmangë katet e larta. Ky kat ofron akses të lehtë, komoditet maksimal dhe një ambient më të shëndetshëm, pa probleme lagështie, duke e bërë të panevojshëm përdorimin e përditshëm të ashensorit.
Mobilimi & Investimi:
Apartamenti shitet totalisht i mobiluar, me mobilim të ri dhe modern, të përzgjedhur me kujdes për të krijuar një ambient komod, funksional dhe estetik.
Dyshemeja është e shtruar me pllaka cilësore që imitojnë parketin, duke i dhënë apartamentit një ndjesi ngrohtësie dhe elegance, ndërkohë që janë praktike dhe rezistente.
Çdo detaj është menduar për të ofruar një jetesë të rehatshme dhe pa nevojë për investime shtesë.
Ndriçim & Ajrim:
Falë planimetrisë së mirë dhe dritareve të mëdha, apartamenti përfiton ndriçim dhe ajrim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të shëndetshëm dhe të këndshëm për banim.
📍 Vendndodhja:
Pozicionuar në Rrugën Ali Demi, pranë Max Gega, zona ofron:
Akses të shpejtë me qendrën e qytetit
Afërsi me shkolla, supermarkete, farmaci, banka dhe transport publik
Një ambient të qetë dhe të sigurt për familje
Kjo e bën pronën ideale si për jetesë afatgjatë, ashtu edhe për dhënie me qera, me kërkesë të lartë në treg.
✨ Pse ta zgjidhni këtë apartament:
Tipologji e kërkuar 2+1
Kati i dytë shumë i preferuar për banim
Totalisht i mobiluar, gati për banim
Dokumentacion i rregullt
Ofron ballkon
Zonë e zhvilluar dhe me kërkesë të lartë
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (38 vende)
Distanca: Nga 110 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene, Klub nate, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (29 vende)
Distanca: Nga 80 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Mjek, Parukeri
Transport (11 vende)
Distanca: Nga 110 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti, Stacion autobusi, e të tjera.
Shitje dhe Blerje (7 vende)
Distanca: Nga 370 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan bizhuterish, Dyqan elektronikë, Dyqan ushqimor, Qendër tregtare
Shërbime Profesionale (6 vende)
Distanca: Nga 410 m deri në 820 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 590 m deri në 780 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Prona të ngjashme
Kontakto agjentin





































