




Shtepi Private - Në Shitje - Rruga Gjergj Kastrioti, Vlorë
Çmimi i shitjes: €100,000

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Shtëpi Private për Shitje Vlorë
Ofrohet për shitje një shtëpi private e pozicionuar në një zonë të qetë dhe me akses të lehtë, shumë pranë Rrugës Transballkanike dhe zonës së Plazhit te Vjeter, një lokacion që kombinon qetësinë e jetesës me afërsinë ndaj shërbimeve kryesore të qytetit.
Prona është e ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe totale prej 326 m², ndërsa ndërtesa ka një sipërfaqe prej 60 m². Shtëpia është ndërtim i vitit 2016 dhe organizohet në tipologjinë 1+1, me një planimetri funksionale që ofron komoditet për banim.
Organizimi i brendshëm përfshin:
Korridor shpërndarës që lidh të gjitha ambientet.
Dhomë ndenjeje me kuzhinë në koncept Open Space, e orientuar nga lindja, duke përfituar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Dhomë gjumi me orientim nga perëndimi, e projektuar për të ofruar privatësi dhe një ambient të qetë për pushim.
Tualet me dritare, i mirëmbajtur dhe me ajrosje natyrale.
Në hyrje të banesës ndodhet një verandë me sipërfaqe rreth 2 m², e përshtatshme për momente relaksi ose për të shijuar ambientin e jashtëm.
Sipërfaqja e jashtme është një nga vlerat kryesore të kësaj prone. Një pjesë e oborrit është e betonuar, duke mundësuar parkim të automjeteve dhe duke krijuar një ambient praktik e funksional për përdorim të përditshëm.
Siperfaqja e truallit prej 326 m², është e sistemuar si kopsht i mirëmbajtur, i mbjellë me pemë frutore dhe gjelbërim, duke ofruar hapësira ideale për aktivitete familjare, relaks apo kultivim sipas dëshirës. Kjo e bën pronën veçanërisht tërheqëse për familjet që vlerësojnë jetesën në kontakt me natyrën.
Prona disponon potencial edhe për zgjerim ose investime të mëtejshme, falë sipërfaqes së konsiderueshme të truallit dhe pozicionit të favorshëm, gjithashtu prona ka nevoje per rinovim gje qe te jep mundesin ta idealizoni ashtu sic ju enderroni.
Kjo shtëpi përfaqëson një mundësi të shkëlqyer si për banim të përhershëm, ashtu edhe si investim afatgjatë në një nga zonat me zhvillim të vazhdueshëm të qytetit të Vlorës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Akomodim dhe Udhëtim (13 vende)
Distanca: Nga 530 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shitje dhe Blerje (10 vende)
Distanca: Nga 450 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan artikujsh shtëpiakë, Dyqan veshjesh, Supermarket
Shëndet dhe Mirëqenie (10 vende)
Distanca: Nga 440 m deri në 920 m larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Mjek, Palestër, Spital
Ushqim dhe Pije (9 vende)
Distanca: Nga 730 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Furrë buke, Kafene, Restorant
Arsim (6 vende)
Distanca: Nga 420 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Shkollë, Universitet
Transport (6 vende)
Distanca: Nga 540 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 770 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë




































