




Shtepi Private - Në Shitje - Vlorë, Vlorë
Çmimi i shitjes: €170,000

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Ofrojmë për shitje një shtëpi private me potencial të jashtëzakonshëm investimi, e pozicionuar vetëm 800 metra larg nga rruga Zenel Murra, në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit, Vlorë. E vendosur në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar, kjo pronë ofron privatësi, ajër të pastër dhe hapësira të bollshme për një jetesë komode larg zhurmës së qytetit.
Shtëpia ka sipërfaqe ndërtimi 108 m2 dhe truall total prej 1000 m2, ku 500 m2 janë të pajisura me certifikatë pronësie sipas dokumentacionit aktual të legalizimit. Prona disponon gjithashtu garazh të jashtëm pranë banesës dhe ofron potencial ideal për ndërtimin e një vile tjetër apo objekti disa katesh në të ardhmen.
Organizimi i brendshëm është funksional dhe komod: një ballkon i bollshëm, korridor i madh shpërndarës, sallon i ndriçuar së bashku me kuzhinën me dy dritare, 2 dhoma gjumi dhe një tualet i madh me dritare dhe vaskë. Shtëpia është e mbuluar me çati dhe është plotësisht e banueshme.
Hapësira e madhe e tokës krijon mundësi perfekte për ndërtimin e një kopshti privat, mbjelljen e pemëve dekorative apo frutore, krijimin e ambienteve rekreative dhe madje edhe ndërtimin e një pishine private.
Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe ofrohet për shitje me çmimin 170,000€ pak i negociueshëm.
Një mundësi ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë në një nga zonat me potencial zhvillimi në Vlorë.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (17 vende)
Distanca: Nga 870 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Klub nate, e të tjera.
Akomodim dhe Udhëtim (14 vende)
Distanca: Nga 380 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Agjenci udhëtimi, Akomodim
Shëndet dhe Mirëqenie (9 vende)
Distanca: Nga 590 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër, Spital
Shërbime Profesionale (9 vende)
Distanca: Nga 830 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Transport (4 vende)
Distanca: Nga 580 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Parking, Pikë karburanti
Shitje dhe Blerje (3 vende)
Distanca: Nga 960 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Dyqan, Qendër tregtare, Supermarket
Arsim (1 vende)
Distanca: Nga 830 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Shkollë
Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)
Distanca: Nga 990 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Muze







































