




Pronë Komerciale në Shitje, Shenavlash – Pranë Tregut të Makinave | 1,000 m² Truall | 245 m² Ndërtesë
Çmimi i shitjes: €480,000
Century 21 Eon
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Pronë Komerciale në Shitje – Shenavlash, Durrës | 1,000 m² Truall | 480,000 €
Ofrojmë për shitje një pronë me potencial të lartë biznesi dhe investimi, të pozicionuar në një pikë strategjike, buzë rrugës, pranë Tregut të Makinave në Shenavlash.
Prona shtrihet në një sipërfaqe totale trualli prej 1,000 m², ku ndodhet një godinë njëkatëshe me sipërfaqe ndërtimi 245 m², aktualisht e shfrytëzuar për disa aktivitete të ndryshme tregtare.
Organizimi dhe aktivitetet ekzistuese
Godina është e ndarë në ambiente të veçanta me mure kartonxhesi dhe përfshin:
* Furrë buke funksionale.
* Bar-kafe funksional.
* Dyqan për shitje të pjesëve të këmbimit të reja për automjete.
* Një ambient bosh, i cili mund të përshtatet lehtësisht në konceptin Open Space.
* Lavazh automjetesh në pjesën e pasme të godinës.
Karakteristikat e pronës
* Sipërfaqe trualli: 1,000 m²
* Sipërfaqe ndërtese: 245 m²
* Godinë njëkatëshe
* Truall totalisht i rrethuar me avlli
* Pozicion buzë rruge
* E gjithë sipërfaqja e shtruar
* Akses automobilistik 360° rreth godinës
* Shtrim me beton në të gjithë perimetrin e ndërtesës
Potenciali i investimit
Një pronë me vlerë të veçantë për investitorët që kërkojnë një aktivitet tregtar të konsoliduar, me disa njësi biznesi dhe mundësi zgjerimi apo riorganizimi sipas strategjisë së tyre.
Pozicioni pranë Tregut të Makinave në Shenavlash, aksesi i drejtpërdrejtë nga rruga dhe hapësira e bollshme për qarkullimin e automjeteve e bëjnë këtë pronë veçanërisht të përshtatshme për aktivitete tregtare, shërbime dhe biznese të lidhura me sektorin automobilistik.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Transport (9 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Pikë karburanti, Servis makinash, Tregtar makinash
Shitje dhe Blerje (7 vende)
Distanca: Nga 340 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan artikujsh shtëpiakë, Librari, Qendër tregtare, Supermarket
Ushqim dhe Pije (5 vende)
Distanca: Nga 340 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bar, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (2 vende)
Distanca: Nga 810 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Akomodim































