




AMBIENT BIZNESI NË SHITJE | PALESTËR E KOMPLETUAR DHE GATI PËR OPERIM | ASTIR, TIRANË
Çmimi i shitjes: ALL 134,400,000

NEXT REAL ESTATE
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Një mundësi e rrallë investimi në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të Tiranës.
Ofrohet për shitje një ambient biznesi me sipërfaqe totale prej 840m², i pozicionuar në katin e parë, me certifikatë pronësie, në zonën e Astirit. Prona është e projektuar dhe funksionale si palestër profesionale dhe shitet së bashku me të gjitha pajisjet ekzistuese, duke ofruar mundësinë për të nisur aktivitetin menjëherë, pa investime shtesë.
Ky është një opsion ideal për investitorët ose operatorët e industrisë së fitness-it që kërkojnë një business "turnkey", plotësisht të pajisur dhe gati për operim që nga dita e parë.
Falë sipërfaqes së madhe dhe organizimit funksional, prona ofron gjithashtu potencial për aktivitete të tjera si:
- Palestër dhe Fitness Center;
- Wellness & SPA;
- Studio Pilates ose Yoga;
- Qendër rehabilitimi dhe fizioterapie;
- Klinikë ose qendër mjekësore;
- Showroom ose ambiente të tjera komerciale.
Astiri është një nga zonat me rritjen më të shpejtë urbane në Tiranë, me densitet të lartë banimi, zhvillim të vazhdueshëm dhe akses të shkëlqyer me qendrën e qytetit dhe arteriet kryesore rrugore. Kjo e bën pronën një investim me potencial të lartë për të ardhura afatgjata dhe rritje të vlerës.
Karakteristikat kryesore:
- Sipërfaqe totale: 840m²
- Kati: 1
- Certifikatë Pronësie
- Palestër profesionale plotësisht funksionale
- Shitet me të gjitha pajisjet e palestrës të përfshira në çmim
- Biznes i gatshëm për operim ("Turnkey Investment")
- Planimetri funksionale dhe fleksibël
- Vendndodhje strategjike në Astir, Tiranë
Çmimi: 1,600 €/m² (1,344,000 Euro)
Pranohet pronë në ndërrim ose makinë deri në vlerën 200.000€, si pjesë e marrëveshjes së blerjes, duke ofruar fleksibilitet maksimal për investitorët dhe blerësit potencialë.
Nëse jeni në kërkim të një prone komerciale me dokumentacion të rregullt, potencial të lartë investimi dhe mundësi për të gjeneruar të ardhura menjëherë, kjo palestër përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer.
Detajet
Referenca
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (17 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Bar, Kafene, Restorant
Arsim (9 vende)
Distanca: Nga 380 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme, Universitet
Argëtim dhe Çlodhje (9 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 610 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze, Park
Shërbime Profesionale (7 vende)
Distanca: Nga 310 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Akomodim dhe Udhëtim (6 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 740 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shëndet dhe Mirëqenie (4 vende)
Distanca: Nga 530 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër, Spital
Transport (3 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 630 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 290 m deri në 910 m larg.
Përfshin: Librari, Qendër tregtare



















