




APARTAMENT 3+1 ME QIRA | QENDRA E POGRADECIT| PAMJE NGA LIQENI
Çmimi i qirasë: €600/Muaj
Illyrian Home Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Në një nga pozicionet më të kërkuara të Pogradecit, me dalje direkte në Bulevardin Europa, ngjitur me Hotel Hymeti's Palace dhe vetëm rreth 20 metra nga pedonalja e liqenit, ofrohet me qira një apartament i bollshëm me sipërfaqe totale bruto 180 m². Prona ofron një organizim të gjerë dhe funksional, duke u përshtatur shumë mirë për banim familjar. Apartamenti përbëhet nga sallon ndenjeje, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës, ballkon dhe verandë, ndërsa pozicionimi i favorshëm siguron pamje të bukura drejt Liqenit të Pogradecit dhe Bulevardit Europa.
Një tjetër veçori e pronës janë 2 oxhaqet funksionale të punuara me gur masiv, të cilat i japin apartamentit një karakter të veçantë dhe krijojnë një ambient të ngrohtë e komod. Pallati përbëhet nga vetëm 8 njësi, duke ofruar privatësi dhe qetësi për banorët. Gjatë viteve 2025–2026, ambientet e përbashkëta janë rikonstruktuar, duke përfshirë ashensorin e ri, hyrjen e rikonstruktuar, veshje premium dhe sistem monitorimi me kamera sigurie 24/7. Në rast se Qiramarrësi kërkon që apartamenti të ndahet në njësi më të vogla, qiraja mujore do të jetë në vlerën prej 450 (katërqind e pesëdhjetë) Euro. Ndarja e apartamentit në njësi më të vogla do të kryhet nga Qiradhënësi, me shpenzimet e tij, pas kryerjes nga Qiramarrësi të parapagimit të dakordësuar ndërmjet Palëve. Vendndodhja qendrore, pranë Bashkisë së Pogradecit, pedonales së liqenit, restoranteve, kafeneve dhe shërbimeve kryesore, e bën këtë apartament një zgjedhje shumë të përshtatshme për ata që kërkojnë hapësirë, komoditet dhe një pozicion premium në Pogradec.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (17 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (14 vende)
Distanca: Nga 30 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Agjenci udhëtimi, Akomodim
Shëndet dhe Mirëqenie (9 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 450 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër, Spital
Shërbime Profesionale (8 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 340 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë
Arsim (3 vende)
Distanca: Nga 310 m deri në 590 m larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 250 m deri në 770 m larg.
Përfshin: Supermarket
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 400 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
Transport (1 vende)
Distanca: Nga 670 m deri në 670 m larg.
Përfshin: Pikë karburanti

























