




Duplex 140 m² në Fresk | Mobilim klasik, oxhak & pamje panoramike mbi Tiranen
Çmimi i qirasë: €1,200/Muaj

8 Dimensions Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Në një rezidencë të veçantë në Fresk, Jepet me qera duplex, pozicionuar në katin e 4-t dhe të 5-të të një pallati, me sipërfaqe totale 140 m², konceptuar për ata që vlerësojnë hapësirën, karakterin dhe një pamje të hapur panoramike mbi Tiranën.
Apartamenti prezantohet me një interier të dallueshëm, ku eleganca klasike ndërthuret me elemente dekorative të pasura, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe karakteristike. Detajet ornamentale, tonalitetet e arta, llambadarët kristal, mobilimi klasik dhe përdorimi i drurit i japin çdo ambienti një identitet të veçantë.
Kati i parë i duplex-it organizohet në një ambient të gjerë ndenjeje me oxhak, ku hapësira e bollshme dhe mobilimi krijojnë një ambient të përshtatshëm dhe komod për jetesën e përditshme. Në vijim ndodhet kuzhina e veçuar, e kompletuar dhe e organizuar me hapësirë të dedikuar për ngrënie, si dhe një tualet.
Një element karakteristik i apartamentit janë shkallët prej druri, të cilat lidhin dy nivelet dhe vijojnë në mënyrë harmonike me stilin dekorativ të interierit.
Kati i dytë përfshin një dhomë gjumi matrimoniale, e mobiluar në stil klasik, me dalje direkte në ballkon, si dhe një dhomë të dytë gjumi me krevate teke, e cila disponon tualet të dedikuar brenda dhomës dhe dalje në ballkon. Korridori shërben si hapësirë shpërndarëse mes ambienteve private.
Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është pamja panoramike, e cila shtrihet mbi qytetin e Tiranës dhe zonat përreth, duke i dhënë apartamentit një ndjesi hapësire dhe perspektive që e dallon nga një apartament tradicional urban.
Duplex-i jepet me qera 1200 euro/muaj
.
.
.
ID D8242A-307
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
E mobiluar
Ftohja
























