




“GREEN VALLEY” REZIDENCE, PËRBALLË LIQENIT ARTIFICIAL
Çmimi i qirasë: €1,250/Muaj
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
“Green Valley” është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila ofron vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.
“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.
Rezidenca “Green Valley” ofron punime shumë cilësore ku projektet e vilave dhe te apartamenteve te mirëprojektuara lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit te lire. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.5 dhe koeficenti i shfrytezimit të truallit është 20 %. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe 77 m2, në katin e 3-të. Organizohet nga ambient ndenje+ngrënie, kuzhinë pak e vecuar, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Çmimi përfshin administrimin dhe një post parkimi.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Kati
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (16 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Akomodim dhe Udhëtim (13 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 910 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shëndet dhe Mirëqenie (11 vende)
Distanca: Nga 140 m deri në 910 m larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Mjek, Palestër, Spital
Arsim (9 vende)
Distanca: Nga 100 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Shkollë
Transport (5 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 850 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking
Shitje dhe Blerje (2 vende)
Distanca: Nga 520 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Supermarket
Stil Jetese dhe Shërbime (1 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 260 m larg.
Përfshin: Dyqan kafshësh
Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)
Distanca: Nga 870 m deri në 870 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
























