




Apartament - Për Qira - Vlorë, Vlorë
Çmimi i qirasë: €850/Muaj

RE/MAX Deluxe Vlore
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
JEPET ME QIRA APARTAMENT 2+1 RRUGA HYSNI ALIMERKO
Jepet me qira apartament 2+1 i pozicionuar përballë Porcelanozës, në Rrugën Hysni Alimerko, në një nga zonat më të aksesueshme dhe të zhvilluara të qytetit.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një pallati të ri, pjesë e një kompleksi modern dhe të mirëorganizuar, me ashensor. Prona ofron një organizim funksional të hapësirave dhe është një zgjedhje shumë e përshtatshme për familje, çifte apo persona që kërkojnë një apartament të mobiluar dhe gati për banim.
Apartamenti është i mobiluar plotësisht me një mobilim modern, elegant dhe shumë cilësor. Çdo hapësirë është konceptuar për të ofruar komoditet dhe funksionalitet në përditshmëri. Prona disponon të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të nevojshme, duke e bërë të gatshëm për banim që në momentin e marrjes me qira.
Organizimi 2+1 përfshin një ambient të rehatshëm ndenjeje, kuzhinë të pajisur dhe të integruar me hapësirën e jetesës, dy dhoma gjumi dhe hapësirat e tjera funksionale të apartamentit. Mobilimi është i kuruar me kujdes dhe kombinon komoditetin me një stil modern.
Një tjetër avantazh i rëndësishëm është pozicioni i pronës. Në afërsi të apartamentit gjenden shkolla, supermarkete, institucione, shërbime të ndryshme, biznese dhe të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë sa më komode. Zona ofron gjithashtu akses të lehtë dhe të shpejtë drejt rrugëve kryesore, duke e bërë të përshtatshme edhe për personat që kanë nevojë për lëvizje të shpeshta në pjesë të ndryshme të qytetit.
Apartamenti përfaqëson një mundësi shumë të mirë për këdo që kërkon një pronë të re, të mobiluar me shije, të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme dhe të pozicionuar në një zonë të favorshme.
Për më shumë informacion mbi çmimin, kushtet e qirasë dhe për të organizuar një vizitë në apartament, na kontaktoni.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma
Dhoma gjumi
Banjo
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (13 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Kafene, Klub nate, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (9 vende)
Distanca: Nga 430 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (8 vende)
Distanca: Nga 490 m deri në 880 m larg.
Përfshin: Bankë
Shitje dhe Blerje (6 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 890 m larg.
Përfshin: Dyqan, Supermarket
Arsim (6 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (6 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër
Argëtim dhe Çlodhje (6 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 720 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
Transport (4 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Pikë karburanti, Stacion autobusi, Stacion treni




































