




Magazinë 2-katëshe me qira – Shkozet, Durrës , vendndodhje strategjike për biznes, prane portit dhe autostrades !!!
Çmimi sipas kërkesës
Century 21 Roy
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Magazinë Moderne 2-Katëshe me Qira – Shkozet, Durrës | Vendndodhje Strategjike për Biznes
Ofrohet me qira një magazinë moderne dhe funksionale 2-katëshe, e sapo investuar, e vendosur në një nga zonat më të kërkuara industriale në Shkozet, Durrës (zona ish-Plastika). Pozicioni i saj strategjik, shumë pranë Portit të Durrësit dhe autostradës, e bën këtë pronë ideale për kompani logjistike, magazinim, prodhim të lehtë apo distribucion.
30 m nga stacioni i autobusit aksesim per punetoret
Lejohet aktivitet dhe punë 24 orë
Objekti ka akses direkt nga rruga kryesore, duke mundësuar hyrje dhe dalje të lehtë për mjete transporti dhe kamionë.
Karakteristikat Kryesore
760 m² sipërfaqe ndërtimi (380 m² për çdo kat)
800 m² truall total
400 m² oborr funksional përpara objektit
Mundësi zgjerimi të oborrit deri në 2,000 m² sipas nevojave të biznesit
Lartësia e kateve: 3.3 m
Shkallë të jashtme për akses të pavarur
Objekt i investuar së fundmi dhe në gjendje shumë të mirë pune
Zonë pa probleme përmbytjeje
Organizimi i Objektit
Kati 1 – 380 m²
1 zyrë administrative
3 tualete
2 porta industriale me pult, të përshtatshme për hyrje të pirunëve (forklift) dhe ngarkim-shkarkim mallrash
Kati 2 – 380 m²
1 zyrë
2 tualete
Portë industriale për akses mallrash
Mundësi instalimi të ashensorit industrial, sipas kërkesës së aktivitetit, ne rast domosdoshmerie nga klienti
Vendndodhja
2.5 km nga Porti i Durrësit
500 m nga autostrada
30 m nga stacioni i autobusit aksesim per punetoret
Akses shumë i shpejtë me rrjetin kryesor të transportit
Kjo pronë është një zgjedhje ideale për kompani që kërkojnë hapësirë funksionale, pozicion strategjik dhe mundësi zgjerimi për zhvillimin e aktivitetit të tyre.
Çmimi i qirasë: 2,3 milion Lek / muaj
Per nje vizite ne prone dhe me shume informacion, me kontaktoni !!!
Vendndodhja
Transport (40 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Parking, Pikë karburanti, Qira makinash, Servis makinash, e të tjera.
Shitje dhe Blerje (21 vende)
Distanca: Nga 60 m deri në 910 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan artikujsh shtëpiakë, Dyqan elektronikë, Dyqan pijesh, Qendër tregtare, e të tjera.
Ushqim dhe Pije (16 vende)
Distanca: Nga 130 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (8 vende)
Distanca: Nga 520 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Dentist, Farmaci, Mjek, Spital
Detajet
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Banjo
Kati
E mobiluar
Ftohja


























