




REZIDENCA “COLLINA VERDE”, 5 MIN NGA TEG
Çmimi i qirasë: €4,500/Muaj
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
“Collina Verde” është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth. Collina Verde shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
“Collina Verde” Residence ofron hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth, cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim, densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruar, hapësirë parkimi për 2 automjete, park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë. Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, privatësi dhe qetësi. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.
Vila individuale per qira 3 kateshe, me sipërfaqe ndertimi 340 m2 + 14.2 m2 verande + 600 m2 oborr, parkim per 2 makina. Kati nëntokë ofron tualet, ambient teknik, lavanderi, ambient ndenje, dhome gjumi dhe verande e mbuluar. Kati përdhe ofron dhomë ndenje, kuzhinë e vecuar + ngrënie, tualeti dhe veranda. Kati i parë ofron dhomë matrimoniale + garderobe + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe verande e mbuluar.
Vila jepet me qira e pamobiluar, vetem me ambientin e guzhines dhe sistemin e ngrohje-ftohje si dhe me oborr te sistemuar.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Banjo
Katet totale
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (8 vende)
Distanca: Nga 300 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (8 vende)
Distanca: Nga 150 m deri në 690 m larg.
Përfshin: Akomodim, Vend kampingu
Shitje dhe Blerje (4 vende)
Distanca: Nga 670 m deri në 850 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan elektronikë, Supermarket
Transport (4 vende)
Distanca: Nga 490 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Servis makinash, Tregtar makinash
Arsim (3 vende)
Distanca: Nga 620 m deri në 750 m larg.
Përfshin: Shkollë, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (1 vende)
Distanca: Nga 800 m deri në 800 m larg.
Përfshin: Farmaci
Stil Jetese dhe Shërbime (1 vende)
Distanca: Nga 800 m deri në 800 m larg.
Përfshin: Lulishte
Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)
Distanca: Nga 600 m deri në 600 m larg.
Përfshin: Park

































