REZIDENCA “COLLINA VERDE”, 5 MIN NGA TEG 1

REZIDENCA “COLLINA VERDE”, 5 MIN NGA TEG

Çmimi i qirasë: €5,000/Muaj

€14/m²

Inf 93 Real Estate

Agjenci Profesionale

Informacioni i pronës

1001, Tiranë
353m²
5 Dhoma gjumi
5 Banjo
5 Dhoma

Përshkrimi i pronës

“Collina Verde” është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth. Collina Verde shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.

“Collina Verde” Residence do të ofrojë hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth, orientim shumë të mirë me qëllimin shfrytëzimin maksimal të dritës natyrale, projekt me konstruksion mbajtës betonarme për të përballuar termete deri në 9 ballë, cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim, densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruar, hapësirë parkimi për 2 automjete dhe mundësi për pishinë personale, park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë. Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, privatësi dhe qetësi. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.

Vila është projektuar me arkitekt të dedikuar. Të gjitha investimet e rifiniturave, mobilimi, elektroshtëpiaket, pllakat dhe hidrosanitaret janë të një cilësie shumë të lartë. Vila është e shtruar me parket druri, ndriçim modern dhe cilësor, dritaret janë alumin me grila të jashtme dhe të brendshme. Në disa ambiente vila është e lyer me microcimento. Ofron oxhak druri + oxhak dekorativ, sistem ngrohje-ftohje chiller Daikin dhe sistem kamerash nga jashtë. Oborri është i gjelbëruar dhe ka pishinë. Vila ofron shumë ndriçim natyral për arsye të orientimit nga jugu.

Vilë luksoze 2 kate + bodrum për qira me sipërfaqe ndërtimi 353 m2 + sipërfaqe verande 14 m2 + sipërfaqe toke 490 m2 + pishinë, me orientim jug. Kati përdhe ofron dhomë matrimoniale + garderobë + tualet + ballkon të dedikuar, dhomë gjumi dhe tualet dite. Dhoma matrimoniale ka dhe një oxhak dekorativ. Kati i parë ofron dhomë matrimoniale + garderobë + tualet + verandë të dedikuar, 2 dhoma gjumi, tualet dite + verandë e përbashkët dhe akses me shkallë për tek çatia që mund të përdoret për magazinim. Kati -1 ofron ambient ndenje + ngrënie me oxhak druri funksional dhe dalje në ballkon + pishinë, ambient gatimi, tualet dhe depo.

Ofron parkim për 3-4 makina.

Çmimi është neto.

Detajet

Referenca

MV-5643E6A5

Disponueshmëria

E disponueshme menjëherë

Lloji i pronës

Shtëpi

Hapësira

353 m²

Dhoma

5

Dhoma gjumi

5

Banjo

5

E mobiluar

Po

Gjendja e pronës

Shkëlqyer

Ftohja

Jo

Vendndodhja

Ushqim dhe Pije (9 vende)

Distanca: Nga 630 m deri në 970 m larg.

Përfshin: Restorant, Ushqim me marrje

Akomodim dhe Udhëtim (7 vende)

Distanca: Nga 650 m deri në 950 m larg.

Përfshin: Akomodim, Vend kampingu

Arsim (5 vende)

Distanca: Nga 300 m deri në 960 m larg.

Përfshin: Shkollë, Universitet

Shitje dhe Blerje (3 vende)

Distanca: Nga 780 m deri në 960 m larg.

Përfshin: Dyqan

Transport (3 vende)

Distanca: Nga 850 m deri në 990 m larg.

Përfshin: Larje makinash, Parking, Servis makinash

Shëndet dhe Mirëqenie (2 vende)

Distanca: Nga 640 m deri në 810 m larg.

Përfshin: Palestër, Spital

Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)

Distanca: Nga 740 m deri në 740 m larg.

Përfshin: Atraksion turistik

Prona të ngjashme

Qera | Apartament 1 + 1 | Astir | 600 €/muaj
50m²
Tiranë, Albania
1 Dhomë
1 Banjë
Qera | Apartament 2 + 1 | Kodra e Diellit | 500 €/muaj

1 / 6
94m²
Tiranë, Albania
2 Dhomë
1 Banjë
Qera, Vile 3- Kateshe, Pezë Helmes, Tirane.

1 / 16

Çmimi i qirasë: €3,700/Muaj

278m²
Tiranë, Albania
4 Dhomë
4 Banjë
Jepet Garazhd me qera te Kodra e Diellit 30 m2
30m²
Tiranë, Albania

Kontakto agjentin

I9
Inf Real EstateAgjent i verifikuar nga Moovna
I9
Inf 93 Real EstateAgjent i verifikuar nga Moovna