




“GREEN VALLEY” REZIDENCE, PËRBALLË LIQENIT ARTIFICIAL
Çmimi i qirasë: €4,000/Muaj
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
“Green Valley” është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila ofron vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.
“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.
Rezidenca “Green Valley” ofron punime shumë cilësore ku projektet e vilave dhe te apartamenteve te mirëprojektuara lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit te lire. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.5 dhe koeficenti i shfrytezimit të truallit është 20 %. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.
Vilë me qira 2 katshe + bodrum, me sipërfaqe ndërtimi 185 m2 + sipërfaqe toke 100 m2 + pishinë. Vila me arkitekturë moderne ofron këto ambiente: kati nëntokë përbëhet nga dy ambiente qe mund të përdoren sipas dëshirës dhe dhomë teknike. Kati përdhe ka dhomë ndenje me dalje në oborr dhe tavolinë ngrënie, ambient gatimi të veçuar me dritare, një dhomë që mund të përdoret për studio ose dhomë gjumi, tualet dhe verandë. Kati i parë ka 1 dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet, 1 dhomë për miqtë me tualet dhe 1 dhomë fëmijësh me tualet brenda.
Çmimi është neto.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (30 vende)
Distanca: Nga 250 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (27 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër, Parukeri, Sallon bukurie, e të tjera.
Shitje dhe Blerje (11 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 920 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan elektronikë, Dyqan hekurishtesh, Dyqan veshjesh, Supermarket
Transport (8 vende)
Distanca: Nga 190 m deri në 910 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Tregtar makinash
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 820 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
Akomodim dhe Udhëtim (1 vende)
Distanca: Nga 580 m deri në 580 m larg.
Përfshin: Agjenci udhëtimi
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 800 m deri në 800 m larg.
Përfshin: Çelësapunues
Detajet
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
E mobiluar
Ftohja


































