




NË LUNDËR, VETEM 5 MIN NGA TEG
Çmimi i qirasë: €5,000/Muaj
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Vile luksoze per qira, pjese e nje residence te re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet ne një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuar të periferise se Tiranës. Residenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Rezidenca eshte nje projekt i ri rezidencial me 17 vila individuale.
Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7.5 km nga qendra e Tiranës.
Vila përfiton ndriçim të bollshëm natyral dhe pamje të hapura mbi gjelbërimin përreth dhe oborrin privat të sistemuar me kujdes. Ajo është ndërtuar me standarde të larta cilësie dhe materiale premium, duke përfshirë termoizolim dhe hidroizolim cilësor, sistem elektrik dhe hidraulik të certifikuar, parket në të gjitha ambientet, lartësi kati 3.2 m dhe oxhak funksional.
Për komoditet maksimal gjatë gjithë vitit, vila është e pajisur me sistem solar për ngrohjen e ujit sanitar dhe sistem qendror kondicionimi (AC) për ngrohje dhe ftohje. Gjithashtu ofron nivel të lartë sigurie me kamera CCTV, sistem alarmi, sistem mbrojtjeje nga zjarri dhe roje 24 orë.
Vile e individuale 2 kateshe + nje kat gjysem nentoke me qira. Siperfaqe totale e viles 323.90m2, siperfaqe parcele 342.3m2. Kati nentoke merr drite dhe ajrosje natyrale dhe eshte i banushem. Perbehet nga ambient ndenje, kuzhine + ambient ngrenie, nje dhome qe mund te perdoret per studio ose dhe si dhome gjumi, depo, tualet, lavanderi. Ka akses direkt me parkimin nentokesor. Kati perdhe perbehet nga korridori, nje tualet, dhome miqsh, ambient ndenje, kuzhine + ambient ngrenie, ballkon dhe ka dalje direkt ne oborr. Kati i pare perbehet nga 2 dhoma gjurni, ballkon, tualet ne korridor, dhome matrimoniale + garderobe + tualet brenda ne dhome.
Parkim nentokesor per 2 makina.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (33 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Kafene, Mensë, e të tjera.
Shitje dhe Blerje (21 vende)
Distanca: Nga 490 m deri në 610 m larg.
Përfshin: Dyqan bizhuterish, Dyqan elektronikë, Dyqan i madh, Dyqan veshjesh, Supermarket
Transport (15 vende)
Distanca: Nga 340 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Larje makinash, Ndalesë autobusi, Pikë karburanti, Qira makinash, Tregtar makinash
Shëndet dhe Mirëqenie (9 vende)
Distanca: Nga 180 m deri në 780 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër, Parukeri, Sallon bukurie, e të tjera.
Akomodim dhe Udhëtim (1 vende)
Distanca: Nga 610 m deri në 610 m larg.
Përfshin: Agjenci udhëtimi
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 280 m deri në 280 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme
Detajet
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Hapësira
Sipërfaqja e tokës
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
E mobiluar
Ftohja


































