




QIRA | AMBIENT PËR ZYRA – DELIJORGJI, TIRANË
Çmimi i qirasë: ALL 70,000/Muaj
Illyrian Home Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Jepet me qira ambient për zyra në zonën e Delijorgjit, Tiranë, një nga zonat e zhvilluara të kryeqytetit. Ambienti është funksional dhe i mirëorganizuar, i përshtatshëm për profesionistë dhe biznese që kërkojnë një mjedis pune komod dhe përfaqësues. Prona ndodhet në katin e parë të banimit, në një pallat të ri me dy ashensorë. Ambienti karakterizohet nga ndriçimi i bollshëm natyral, organizimi praktik dhe kushtet e përshtatshme për ushtrimin e aktivitetit profesional. Hapësira përbëhet nga dy ambiente të ndara pune, ku ambienti kryesor është i pajisur me tri tavolina pune. Gjithashtu, ofron dy kondicionerë, nga një për secilin ambient, si dhe një ballkon të organizuar me një kuzhinë të vogël funksionale. Dyshemeja është e shtruar me parket dhe ambienti disponon një tualet.
Ambientit i është dhënë më parë funksioni i zyrës së avokatisë, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për studio ligjore, zyra konsulence, kontabiliteti, administrate dhe aktivitete të tjera profesionale. Zona e Delijorgjit ofron akses të përshtatshëm drejt akseve kryesore të Tiranës, afërsi me shërbime të ndryshme dhe një mjedis dinamik biznesi. Një mundësi e mirë për profesionistë dhe kompani që vlerësojnë funksionalitetin, komoditetin dhe vendndodhjen strategjike.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (13 vende)
Distanca: Nga 290 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Klub nate, e të tjera.
Arsim (11 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme, Universitet
Akomodim dhe Udhëtim (11 vende)
Distanca: Nga 340 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Akomodim
Shitje dhe Blerje (9 vende)
Distanca: Nga 310 m deri në 860 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan elektronikë, Dyqan pijesh, Dyqan veshjesh, Qendër tregtare, e të tjera.
Transport (6 vende)
Distanca: Nga 370 m deri në 930 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti
Shëndet dhe Mirëqenie (5 vende)
Distanca: Nga 450 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Dentist, Mjek, Spital
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 400 m deri në 750 m larg.
Përfshin: Bankë























