




EKSKLUZIVE | JEPET ME QIRA AMBIENT ZYRE MODERN – PËRBALLË MATERNITETIT TË RI “KOÇO GLOZHENI”, TIRANË
Çmimi i qirasë: ALL 80,000/Muaj
Illyrian Home Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Ofrohet ekskluzivisht me qira një ambient zyre modern, i organizuar dhe i pajisur me infrastrukturë bashkëkohore, i pozicionuar përballë Maternitetit të Ri “Koço Gliozheni”, në Tiranë. Prona është ideale për kompani dhe profesionistë që kërkojnë funksionalitet, komoditet dhe siguri në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Prona ndodhet në katin e parë të banimit, në një ndërtesë moderne të vitit 2020, të pajisur me dy ashensorë si dhe një post parkimi.
Organizimi i brendshëm mundëson funksionimin e disa departamenteve, duke garantuar njëkohësisht privatësi dhe kushte optimale pune. Ambientet janë të organizuara në mënyrë funksionale dhe përfshijnë katër hapësira të veçanta pune, një korridor shpërndarës me hapësirë të dedikuar për pritjen e klientëve, si dhe një ambient teknik për server dhe magazinim. Prona disponon gjithashtu një tualet dhe një ballkon të madh. Zyra është e pajisur me gjashtë kondicionerë, sistem inverter për furnizim rezervë me energji elektrike, me kapacitet deri në 6 orë, sistem kamerash sigurie dhe infrastrukturë interneti. Dritaret me xham katërshtresor kontribuojnë në izolimin termik dhe akustik, ndërsa dyshemeja e shtruar plotësisht me pllaka plotëson karakteristikat e ambientit.
Orientimi juglindor siguron ndriçim natyral, ndërsa lulishtja përpara ndërtesës krijon një atmosferë të qetë dhe të këndshme për zhvillimin e aktivitetit të përditshëm. Falë organizimit të brendshëm dhe infrastrukturës teknologjike, prona është e përshtatshme për zyra avokatie dhe konsulence ligjore, kompani IT dhe teknologjie, studio kontabiliteti dhe auditimi, studio arkitekture dhe projektimi, kompani konsulence financiare, si dhe zyra përfaqësimi dhe administrimi.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (18 vende)
Distanca: Nga 220 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Kafe, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (15 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 1 km larg.
Përfshin: Akomodim
Arsim (11 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (8 vende)
Distanca: Nga 140 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Spital
Argëtim dhe Çlodhje (2 vende)
Distanca: Nga 550 m deri në 790 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze
Shitje dhe Blerje (1 vende)
Distanca: Nga 640 m deri në 640 m larg.
Përfshin: Supermarket
Shërbime Profesionale (1 vende)
Distanca: Nga 960 m deri në 960 m larg.
Përfshin: Bankë
Transport (1 vende)
Distanca: Nga 340 m deri në 340 m larg.
Përfshin: Pikë karburanti























