




WEST RESIDENCE, PRANË PRESIDENCËS
Çmimi sipas kërkesës
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”
Jepet me qira ambient biznesi në një nga projektet më të reja multifunksionale elitare në zemër të Tiranës. I pozicionuar në një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit, projekti ofron kombinimin ideal mes biznesit, komoditetit dhe aksesit të shkëlqyer.
Vendndodhja strategjike, vetëm pak minuta nga qendra historike e Tiranës, institucionet kryesore shtetërore, zona e Bllokut, si dhe akset kryesore të qytetit, e bën këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer për zhvillimin e çdo aktiviteti biznesi.
Projekti dallohet për arkitekturën moderne, tarracat e gjelbëruara dhe ambientet e konceptuara për të ofruar cilësi të lartë pune dhe komoditet. Fasada e projektuar me kujdes siguron ndriçim natyral optimal gjatë gjithë ditës, duke krijuar një mjedis të këndshëm dhe funksional.
West Residence ofron:
- Cilësi të lartë ndërtimi
- Siguri dhe mbikëqyrje 24/7
- Recepsion në hyrje
- 2 ashensorë modernë
- Mirëmbajtje profesionale të ambienteve të përbashkëta
- 9 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokësor
Ambienti ka një sipërfaqe neto prej 225 m² (270 m² bruto) dhe ndodhet në katin e parë. Falë pozicionimit të tij me pamje direkte nga rruga “Ibrahim Rugova”, ofron ekspozim maksimal dhe mundësi shumë të mira reklamimi. Ambjenti jepet I perfunduar me te gjitha rifiniturat e mbaruara dhe me sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.
Prona është ideale për:
- Zyra për kompani dhe institucione
- Showroom
- Dyqan
- Klinikë ose qendër estetike
- Studio profesionale
- Çdo lloj aktiviteti biznesi që kërkon një adresë prestigjioze dhe vizibilitet të lartë.
Mundësi parkimi në katet e poshtëme të godinës.
Kontaktoni për çmimin.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (35 vende)
Distanca: Nga 30 m deri në 880 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Furrë buke, Kafe, Kafene, e të tjera.
Shëndet dhe Mirëqenie (17 vende)
Distanca: Nga 60 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Farmaci, Sallon bukurie, Spa, Spital
Shitje dhe Blerje (14 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Dyqan bizhuterish, Dyqan elektronikë, Dyqan i madh, Librari, Supermarket
Argëtim dhe Çlodhje (11 vende)
Distanca: Nga 430 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Muze, Park, Stadium
Transport (3 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Pikë karburanti
Qeveritare dhe Civile (1 vende)
Distanca: Nga 540 m deri në 540 m larg.
Përfshin: Zyrë qeverisëse vendore
Të ndryshme (1 vende)
Distanca: Nga 680 m deri në 680 m larg.
Përfshin: Kazino
Detajet
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
E mobiluar
Ftohja






























