
PRANË SHESHIT “WILLSON”
Çmimi i qirasë: €930,000/Muaj
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Ambient biznesi në shitje në një nga zonat më të kërkuara dhe me zhvillim të lartë të Tiranës, në Sheshin “Wilson”, me pamje direkte mbi shesh dhe mundësi shumë të mira reklamimi.
Prona ndodhet në një pozicion strategjik në zonën e ish-Bllokut, me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës, Parkut të Liqenit, akseve kryesore të qytetit dhe institucioneve të rëndësishme.
Ambienti ndodhet në katin e parë mbi katin e dyqaneve, duke ofruar akses të lehtë dhe dukshmëri të lartë. Sipërfaqja prej 230 m² neto (250 m² bruto) krijon mundësi të mira organizimi dhe përshtatjeje sipas nevojave të aktivitetit.
Orientimi Jug-Lindje, vetratat e xhamit dhe pamja e lirë sigurojnë ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës.
I përshtatshëm për:
- Zyra dhe kompani
- Klinika dhe qendra shërbimi
- Studio profesionale
- Showroom
- Dyqan
- Biznese të ndryshme shërbimi
- Investim për dhënie me qira
Zona është e konsoliduar dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe faciliteteve, përfshirë shkolla, kopshte, çerdhe, supermarkete, bare, kafene, restorante dhe shërbime të ndryshme tregtare.
Pozicioni në Sheshin “Wilson”, sipërfaqja e konsiderueshme, kati i ulët, pamja dhe mundësia e reklamimit e bëjnë këtë pronë një alternativë të përshtatshme si për zhvillimin e një aktiviteti biznesi, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Prona disponon çertifikatë pronësie.
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (15 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 850 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Kafene, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (10 vende)
Distanca: Nga 280 m deri në 830 m larg.
Përfshin: Akomodim
Arsim (10 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Shkollë, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (8 vende)
Distanca: Nga 110 m deri në 890 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Palestër, Parukeri, Spa, e të tjera.
Argëtim dhe Çlodhje (5 vende)
Distanca: Nga 750 m deri në 900 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik, Park
Transport (4 vende)
Distanca: Nga 360 m deri në 790 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking
Shitje dhe Blerje (3 vende)
Distanca: Nga 90 m deri në 720 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan i madh, Librari
Shërbime Profesionale (3 vende)
Distanca: Nga 330 m deri në 720 m larg.
Përfshin: Bankë



















