




Ambient zyre + magazinë me qira - Rruga Naim Frashëri, pranë Rrugës së Kavajës
Çmimi i qirasë: €1,000/Muaj
Century 21 Astoria
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Jepet me qira ambient me sipërfaqe rreth 70 m², i pozicionuar në Rrugën Naim Frashëri, pranë Rrugës së Kavajës, në një pallat të ri, në katin 0.
Ambienti ka një lartësi prej rreth 5 metrash dhe është veçanërisht i përshtatshëm për biznese që kërkojnë të kombinojnë në të njëjtën hapësirë zyrën, ambientin e pritjes dhe magazinën.
Prona nuk ka vizibilitet të drejtpërdrejtë nga akset kryesore, ndaj nuk synon aktivitete që varen nga ekspozimi apo fluksi i kalimtarëve. Pika e saj e fortë është pozicioni logjistik, vetëm pranë Rrugës së Kavajës, me akses të shpejtë drejt akseve kryesore të qytetit. Kjo e bën një alternativë shumë të mirë për kompani që kanë nevojë për zyrë operative, pritje dhe magazinim në një ambient të vetëm.
Prona është e pajisur gjithashtu me sisteme moderne teknologjie dhe sigurie:
Sistem alarmi ndaj zjarrit dhe rrjedhjeve të ujit
Sistem alarmi sigurie
Drita emergjence
Ndriçim Smart
Sistem kontrolli dhe sigurie me teknologji Smart
Sistem UPS për pajisjet e internetit, me autonomi mbi 3 orë në rast ndërprerjeje të energjisë elektrike
Lartësia prej rreth 5 metrash krijon mundësi të mira për shfrytëzim vertikal dhe organizim efikas të pjesës së magazinimit.
Në çmimin e qirasë përfshihet edhe 1 post parkimi në pallat.
Çmimi: 1,000 €/muaj, përfshirë taksat.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Detajet
Referenca
Disponueshmëria
Lloji i pronës
Sipërfaqja totale
E mobiluar
Gjendja e pronës
Ftohja
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (17 vende)
Distanca: Nga 320 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Restorant
Arsim (12 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme, Universitet
Akomodim dhe Udhëtim (10 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Akomodim
Shëndet dhe Mirëqenie (5 vende)
Distanca: Nga 210 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Farmaci, Mjek, Spital
Shitje dhe Blerje (4 vende)
Distanca: Nga 520 m deri në 900 m larg.
Përfshin: Dyqan, Dyqan elektronikë, Qendër tregtare, Supermarket
Transport (4 vende)
Distanca: Nga 630 m deri në 820 m larg.
Përfshin: Ndalesë autobusi, Parking, Pikë karburanti
Argëtim dhe Çlodhje (4 vende)
Distanca: Nga 760 m deri në 940 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
Shërbime Profesionale (3 vende)
Distanca: Nga 430 m deri në 820 m larg.
Përfshin: Bankomat, Bankë














