





ALL 6,000,000/Muaj
Detajet e pronës
Hotel - Për Qira - Kuzum Baba, Vlorë
🌟 Ekskluziv Hotel në Qendër të Vlorës Jepet me Qira
Lokacion Strategjik dhe Vizibilitet i Lartë:
Prezantojme një mundësi të jashtëzakonshme investimi me Hotel , i pozicionuar në Lagjen Hajro Çakerri, rruga Toto Hosi, një nga zonat më të kërkuara dhe të aksesueshme të qytetit të Vlorë. Hoteli ndodhet vetëm disa minuta larg Plazhit të Vjetër, pranë Kuzum Baba dhe qendrës urbane, duke ofruar kombinimin perfekt midis qetësisë rezidenciale dhe aktiviteteve turistike.
Strukturë Moderne dhe Dhomat e Pajisura:
Objekti përbëhet nga disa kate dhe ofron rreth 22 dhoma të dizajnuara me standarde të larta, të mobiluara modernisht dhe me komoditete maksimale: kondicioner, TV, banjë private dhe ballkone në disa dhoma. Ambientet e përbashkëta janë të plota me restorant, bar, recepsion 24-orësh, Wi-Fi falas dhe hapësirë parkimi, duke krijuar një eksperiencë luksoze për çdo mysafir.Ofron 40 vende parkimi.
Me nje xhiro vjeteore te konsiderueshme.
Elegancë dhe Stil:
Hoteli kombinon funksionalitetin me stil modern dhe elemente luksoze, duke sjellë një atmosferë ekskluzive dhe mikpritëse. Fasada e rafinuar dhe dhomat e ndriçuara krijojnë një prezencë të fuqishme në lagjen Hajro Çakerri, ndërsa disa dhoma ofrojnë pamje të pjesshme nga qyteti.
Mundësi Investimi Premium:
Pozicion strategjik në një zonë turistike dhe rezidenciale të Vlorës
Strukturë moderne, e gatshme për operim të menjëhershëm
Ideal për zhvillim hotelerie, investitorë dhe operatorë turistikë
📌 Statusi: Jepet me qira për aktivitet hotelerie një mundësi ekskluzive për të investuar në një pronë me prestigj dhe vizibilitet të lartë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (13 vende)
Distanca: Nga 270 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Bar, Kafe, Kafene, Klub nate, Restorant
Akomodim dhe Udhëtim (9 vende)
Distanca: Nga 430 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Akomodim
Shërbime Profesionale (8 vende)
Distanca: Nga 490 m deri në 880 m larg.
Përfshin: Bankë
Shitje dhe Blerje (6 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 890 m larg.
Përfshin: Dyqan, Supermarket
Arsim (6 vende)
Distanca: Nga 200 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Shkollë, Shkollë e mesme, Universitet
Shëndet dhe Mirëqenie (6 vende)
Distanca: Nga 120 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër
Argëtim dhe Çlodhje (6 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 720 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
Transport (4 vende)
Distanca: Nga 260 m deri në 980 m larg.
Përfshin: Pikë karburanti, Stacion autobusi, Stacion treni





