





ALL 80,000/Muaj
Detajet e pronës
Dyqan - Për Qira - Rruga Dhimitër Konomi, Vlorë
Ofrohet për qira një ambient komercial me sipërfaqe 92 m², i vendosur në një pozicion strategjik pranë shkollës së Marinës, në një zonë me qarkullim të lartë këmbësorësh dhe vizitorësh gjatë gjithë vitit. Kjo e bën ambientin ideal për aktivitete të ndryshme si bar-kafe, butik, zyrë, apo shërbime të tjera.
Prona jepet me kontratë qiraje 3-vjeçare, me të drejtë rinovimi, duke ju garantuar stabilitet dhe siguri për investimin tuaj afatgjatë.
Një nga avantazhet më të mëdha të këtij ambienti është fakti që ndodhet aktualisht në fazë punimesh, duke ju dhënë lirinë të krijoni hapësirën sipas stilit dhe nevojave tuaja. Ngjyra e mureve, zgjedhja e pllakave, si dhe organizimi dhe pozicionimi i tualetit do të realizohen sipas preferencave të klientit, duke e kthyer këtë ambient në një hapësirë unike dhe funksionale për biznesin tuaj.
Vendndodhja buzë Lungomares ofron jo vetëm dukshmëri maksimale, por edhe një atmosferë tërheqëse që rrit potencialin për sukses dhe klientelë të qëndrueshme.
Mos e humbisni këtë mundësi për të investuar në një ambient me potencial të lartë zhvillimi!
Vendndodhja
Akomodim dhe Udhëtim (20 vende)
Distanca: Nga 50 m deri në 990 m larg.
Përfshin: Akomodim
Ushqim dhe Pije (16 vende)
Distanca: Nga 60 m deri në 1.0 km larg.
Përfshin: Bar, Furrë buke, Klub nate, Restorant
Shërbime Profesionale (6 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 950 m larg.
Përfshin: Bankomat
Shëndet dhe Mirëqenie (3 vende)
Distanca: Nga 140 m deri në 650 m larg.
Përfshin: Farmaci, Palestër
Shitje dhe Blerje (1 vende)
Distanca: Nga 40 m deri në 40 m larg.
Përfshin: Supermarket
Arsim (1 vende)
Distanca: Nga 370 m deri në 370 m larg.
Përfshin: Shkollë





